1,451,374 të huaj të paligjshëm në Greqi që nga viti 2008 -2018

117

Zbulohen të dhënat e publikuara në faqen zyrtare të Agjencisë së Kontrollit Kufitar Evropian (FRONTEX) mbi numrin e emigrantëve të paligjshëm që kanë hyrë në Greqi që nga viti 2008.

Shifrat tregojnë se që nga viti 2008 në Greqi, pothuajse 1.5 milion janë emigrantë të paligjshëm të regjistruar . Numri më i vogël i klandestinëve është regjistruar më 2009 me 40.000 te paligjshëm, ndërsa ai më i madh eshte regjistruar me 2015 me 885.386 të paligjshëm.

Sipas FRONTEX, të huajt e paregjistruar në Greqi ishin:

2008 :      52.300                        

2009 :      40.000

2010 :      55.700

2011:      57.000

2012:      37.200

2013:      24.800

2014:      50.834

2015:      885.386

2016:      182.287

2017:       42.305

Të dhënat e FRONTEX për vitin 2018 tregojnë se 43,562 persona kanë hyrë ilegalisht në Greqi.

Frontex thekson se këto numra mund të përfshijnë të njëjtin person që u përpoq të hyjë shumë herë në Greqi, por të gjithë e dinë se hyrja e paligjshme e qindra mijëra emigrantëve të paligjshëm nuk është regjistruar kurrë. Pra, 1.5 milion është numri minimal i atyre që kanë hyrë ilegalisht në Greqi gjatë 10 viteve të fundit. 

Shumica dërrmuese janë të rinjtë nën moshën 30 vjeç. përfshirë refugjatë dhe emigrantë të tjerë të paligjshëm.