15 emigrante humbën jetën në lumin Evros

Emigracioni Greqi

As vdekja nuk e ndal dot emigracionin ilegal. Rreth 15 emigrantë janë raportuar të humbur në lumen Evros, në kufirin midis Greqisë dhe Turqisë, kanë deklaruar autoritetet greke në mediat lokale.

Nivelet e ujit ishin shumë të larta për shkak të stuhive gjatë ditëve të fundit. Autoritetet vendase filluan operacionet e kërkimit , por ata nuk kanë gjetur askënd deri më tani. Lumi Evros ndan dy vendet në Greqinë veri-lindore. Numri i migrantëve që përpiqen të kalojnë këtë pjesë të kufirit janë në rritje pas mbylljes efektive të rrugës së Egjeut pas marrëveshjes BE-Turqi në vitin 2016.