23 vjet në pritje

686

berishatopolus

Shqipëria pesë herë “jo” nënshtetësi, klerikut grek Anastasios Janullatos. Janullatos i ka kërkuar pesë herë shtetit shqiptar për të marrë nënshtetësinë shqiptare, ndërsa presidentët Alia, Mejdani, Moisiu, Berisha, Topi ja kanë refuzuar, nd;rsa pritet vendimi edhe i presidentit aktual Nishani. Pjesa më e madhe e popullit shqiptar nuk do të dëshironte që në krye të Kishës shqiptare të jetë një klerik grek, ashtu sikundër nuk do të dëshironte asnjë grek që në krye të Kishës së tyre të ishte një klerik shqiptar. Po megjithatë kleriku Janullatos i ka kërkuar pesë herë shtetit shqiptar për të marrë nënshtetësinë shqiptare, ndërsa presidentët Alia, Mejdani, Moisiu, Berisha ja kanë refuzuar këtë kërkesë. Janullatos ka një shpresë të vetme tek presidenti Bamir Topi, pasi ai përbën një nga klerikët e vetëm deri më sot që nuk ka marrë nënshtetësi në vendet ku shërbejnë.

Jo pak herë peshkopi grek dhe njëkohësisht Arqipeshkopi i Shqipërisë z. Janullatos u ka kërkuar autoriteteve përkatëse nënshtetësinë shqiptare, për të forcuar dhe siguruar postin e tij si Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale, si edhe për peshkopët e tjerë grekë, që do vijonin më pas në postin e tij. Dihet që Kryepeshkopi i Shqipërisë z. Janullatos kishte kërkuar më pare edhe mbështetjen e ish kryeministrit grek, Kostas Karamanlis, për të ndërhyrë pranë qeverisë shqiptare, për marrjen e nënshtetësisë. Që në fillim, ai është pritur me reagime nga pjesa më e madhe e popullit dhe kjo ishte më se e logjikshme, duke pasur parasysh se greket kërkonin të merrnin në dorë drejtimin e Kishës Ortodokse Autoqefale shqiptare, ku ja arritën edhe qëllimit me ndihmën e pushtetit të asaj kohe, që fatkeqësisht po ata njerëz po qeverisin edhe sot. Kanë kaluar 20 vjet nga ardhja e tij në Tiranë dhe sot kleriku grek është ende në pritje, edhe pse gjatë kësaj kohe autoritetet shqiptare kanë hedhur poshtë deri tani kërkesën e tij, duke mos bërë publike edhe arsyen e mosdhënies nga ana e tyre. Kleriku grek përbën një figure publike për fenë ortodokse në Shqipëri, si i tillë do ishte e mira që kjo pjesë e popullsisë sot dhe mbarë populli shqiptarë të mësonte arsyen, duke pasur parasysh se në Greqi jetojnë dhe punojnë rreth 500 mijë familje shqiptare. Një nga arsyet e zvarritjes dhe mos legalizimit të emigrantëve tanë në Greqi është pikërisht mosdhënia e nënshtetësisë shqiptare klerikut grek Janullatos. Por…? Janullatos me vizitën e tij në Boston të majit 2008, ka lënë një hije dhe një frikë për pjesën më të madhe të popullit shqiptar, pas mbështetjes së vëllezërve Artur dhe Nikon Liolini, të cilët ishin kundra bombardimeve të NATO-s në ish-Jugosllavi lidhur me luftën ndaj popullit të Kosovës. Edhe pse vizita e tij në atë kohë kishte të bënte me shëndetin e tij, z. Janullatos ka shfrytëzuar këtë rast dhe i ka kthyer vizitën aleatit më të vjetër me kombësi shqiptare klerikut At Arturit, i cili me një grup të tjerë klerikësh kishin ardhur në Tiranë më 1992, për të kundërshtuar peshkopin grek të merrte drejtimin e Kishës Ortodokse autoqefale shqiptare. Kjo dhe për të tjera arsye ndikuan që shumë njerëz të kërkojnë që të ndërpritet kontrolli absolut i Kishës Ortodokse Autoqefale shqiptare nga drejtues grekë, më konkretisht largimin e Janullatos. Vallë kjo është edhe për këtë radhë arsyeja që presidenti Bamir Topi i ka mohuar si paraardhësit e tij dhënien e nënshtetësisë shqiptare peshkopit grek?

Pesë presidentët e Shqipërisë nuk kanë firmosur për dhënien e nënshtetësisë

I pari ish-presidenti i Shqipërisë, Ramiz Alia nuk pati dëshirë të firmosë dokumentin e nënshtetësisë për klerikun grek të porsa ardhur më 1991 në vendin tonë me fjalët: “Jam një zëvendës, eksark me një detyrë të përkohshme”. Por koha si një barometer më i mirë tregoi se këto fjalë të z. Janullatos dolën të pavërteta dhe se ishin një gënjeshtër e qartë. Më pas edhe ish-President Rexhep Mejdani nuk e firmosi nënshtetësinë e pamerituar. Po të njëjtin veprim ka kryer edhe ish-Presidenti Alfred Moisiu. Gjithashtu të njëjtën gjë ka bërë edhe ish-Presidenti dhe Kryeministër i sotëm Sali Berisha, që nuk ka firmosur dhënien e nënshtetësisë, i ndjekur edhe nga presidenti aktual Bamir Topi. Me vizitën e tij në Boston të majit 2008, ai ka lënë një hije dhe një frikë për pjesën më të madhe të popullit shqiptar, pas mbështetjes së vëllezërve Artur dhe Nikon Liolini, të cilët ishin kundra bombardimeve të Nato-s në ish Jugosllavinë lidhur me luftën ndaj popullit të Kosovës.

 23 vjet në pritje

Peshkopi grek Janullatos, që prej 23 vjetësh është ende në pritje për marrjen e nënshtetësisë shqiptare. Lind pyetja: Përse kjo këmbëngulje kaq e madhe nga ana e tij, kur atë nuk e pengon asnjë të bëj çfarë të dojë dhe kur të dojë në tokën shqiptare? Përse kërkoi mbështetjen e klerikëve shqiptarë në Amerikë dhe kryeministrit grek Karamanli? Cilat janë arsyet dhe provat që çojnë politikën shqiptare në refuzimin e nënshtetësisë. A mund të dëmtohet seriozisht politika, themelet e demokracisë në Shqipëri nga Peshkopi grek Janullatos? Sot, po ashtu, presidenti i pestë i Shqipërisë Bujar Nishani do të refuzojë përsëri të firmose kërkesën për nënshtetësi shqiptare të Peshkopit grek , apo do t’i jap fund njëherë e përgjithmonë këtij problemi? Kjo ndodh në një kohë kur figura e personalitetit të Janullatos në krahasim me klerikët e tjerë në Greqi është më i madh, me i respektueshëm të një niveli të lartë njerëzor.

 Është parapërgatitur, që Kryepeshkopi i kishës shqiptare të jetë gjithnjë me kombësi greke

Askush nga shqiptarët nuk do të dëshironte një gjë të tillë, ashtu sikundër edhe vetë greket nuk do të dëshironin që në krye të kishës së tyre të ishte një shqiptar, kjo më se e logjikshme. Flitet dhe dëgjohet se nën drejtimin e Peshkopit Janullatos prej kaq shumë vitesh është bërë parapërgatitja që më në fund Kryepeshkopi i Kishës Autoqefales shqiptare të jetë vazhdimisht me kombësi greke. Kjo e planifikuar pak a shumë në këtë mënyrë:

Ne fazë të parë, do të përdoret kriteri i vjetërsisë në punë. Kështu mbas Janullatos vjen Peshkopi grek Ignat, mitropoliti i qytetit të Beratit, edhe pse kemi peshkop shqiptar si Jani Pelushi mitropolit në qytetin e Korçës. Në fazën e dytë, do të përdoret kriterit gjeografik. Drejtuesit grekë do të caktonin të themi Beratin si Mitropolia, ku do të shërbente peshkopi pasardhës i kryepeshkopit në pushtet. Në këtë rast një peshkop grek, ose të themi peshkopi grek Dhimitris i qytetit të Gjirokastrës, do të transferohej në Berat me rregullin e ri, ku do të zëvendësonte Kryepeshkopin Ignati, pasardhësin e Kryepeshkopit të sotëm në Tiranë z. Janullatos. Ndërkohë që të tre peshkopët greke, njeri-pas tjetrit kontrollojnë postin e kryepeshkopit, në një kohë që kur t’i vijë radha peshkopit shqiptar do të jetë vonë, i plakur, apo në “boten tjetër.” Ndërkohë specialistët grekë në Fanar me qendër në Turqi do të përgatisin një strategji të re për të siguruar postin e shumëkërkuar të kryepeshkopit, vazhdimisht për një peshkop me kombësi greke. Kisha Ortodokse shqiptare në Amerikë drejtohet nga vëllezërit Liolin, At Artur Liolini si Kancelar dhe Peshkopi Nikon Liolini, si peshkopi ortodoks i zonës Verilindore të SHBA, ku bën pjesë edhe kisha shqiptare. Këta dy vëllezër ftuan Peshkopin Janullatos si dhe Peshkopin Ilia Katre (i lidhur me Patrikanën greke në Stamboll dhe përgjegjës i dy kishave shqiptare në SHBA) për të festuar meshën e së dielës më 9 mars të 2008. Përse u pranua që Peshkopi grek të drejtojë Kishën Shqiptare prej më se 20 vjetësh? Po të kthejmë kokën pas do të shohim se më 22 mars 1908 ishte hapi i parë drejtuar nga Imzot Fan Noli, që përfundoi me themelimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. E njohur më së fundi zyrtarisht me 1937. Letër shkëmbimet e tij të fundit me Enver Hoxhën tregojnë qartë luftën e tij besnike për një autoqefali shqiptare. Sot mbas kaq vitesh shikojmë reagime konkrete jo vetëm brenda territorit të vendit po edhe jashtë. Kështu që edhe një akt flagrant i vëllezërve Liolinasve që u protestua nga një numër shqiptaresh në Kishën e Shën Gjergjit më 9 mars të 2008. Si rezultat i meshës së 9 marsit, Peshkopi grek Janullatos mori në dorë edhe mbështetjen e kishës shqiptare të Amerikës, që 20 vite më parë kishin reaguar kundër tij. Po ashtu fushata e At Artur është krejt në kundërshtim me pozitën e tij, kur ai së bashku me priftin shqiptar Michael Sotir, kryetarin laik Tom Sotir, patriotin Andon Athanasi, patriotin Niko Kirka dhe Sejfi Protopapën erdhën në Tiranë më 1992, për të kundërshtuar Peshkopin Janullatos dhe ndërhyrjen greke në Kishën Ortodokse autoqefale Shqiptare. Po të vështrojmë pak me larg do të shohim se feja ortodokse greke është shtrirë pothuajse në çdo vend të rruzullit tokësor, përfshi këtu edhe vendet afrikane, por me një ndryshim pasi atje as nuk është diskutuar dhënia apo marrja e nënshtetësisë. Qeveria shqiptare është i vetmi vend demokratik që mund të ndërpresë marrëdhëniet e peshkopit në qoftë se puna e tij paraqet një rrezik kombëtar. Po sa punë mund të prishë Shqipërisë dhënia e nënshtetësisë së klerikut grek, në një kohë kur edhe pa marrjen e nënshtetësisë ai punon dhe jeton i pa shqetësuar nga askënd. Një fakt është se asnjë nuk mund të mohojë punën e Peshkopit në Shqipëri. Dëshira e tij e madhe për të punuar në këtë fushë ka lënë gjurmë të pamohueshme. Peshkopi po kryen të njëjtin mision fetar. A duhet të trembemi nga prezenca e tij në Shqipëri në dhënien e nënshtetësisë shqiptare, në një kohë kur Greqia i ka marrë Shqipërisë çfarë ka dashur?. Cilat janë arsyet dhe provat që mund të çojnë politikën shqiptare në refuzimin e nënshtetësisë? Dikush me të drejtë mund të pyesë: Përse kjo frike kaq e madhe nga një njeri, në një kohë kur në Greqi jetojnë dhe punojnë 700 mijë shqiptarë? A duhet të presë Shqipëria legalizimin e qindra e mijërave emigrantë shqiptarë në Greqi, në një kohë kur ka frikë të japë nënshtetësinë një kleriku grek, ku “de facto” e ka marre. Mos vallë kemi të bëjmë me një hipokrizi shqiptare?

janullatos