300 mijë emigrantë humbasin vjetërsinë

896

ikodomi-profil

Shteti im mund të më thuash përse 300 mijë emigrantë shqiptarë humbasin vjetërsinë e punës në Greqi?. Thellimi i krizës ekonomike dhe politike në Greqi, errëson prespektivën e emigrantëve në shtetin helenë. Greqia është i vetmi vend që nuk u njeh vitet e punuara të emigrantëve për marrje të pjesëshëm pensioni, një padrejtësi e madhe, që një vend i BE-së, i grabit mundin dhe djersën e derdhur emigrantëve tanë, duke shkelur çdo ligj ndërkombëtarë. Shqipëria hesht!

Sipas statistikave, mëse 30 % e popullsise shqiptare është në emigracion. Një shifër që për shtetin shqiptar duhej të ishte mëse shqetësuese, por në fakt ndodh e kundërta. Shteti shqiptar pas 24 vjetësh emigracioni, ende nuk di saktësisht sa emigrantë ka dhe ku i ka? Nuk di akoma se si trajtohen shtetasit e tij. Por edhe sa vite të tjera duhen vallë që shteti shqiptar të lozë rolin e tij për të mbrojtur nga padrejtësitë shtetasit shqiptarë?

(Konkretrisht: Emigranti shqiptar që punon në ndërtim paguan nga xhepi i tij siguracionet…. )

Qindra e mijëra emigrantë vazhdojnë të përbëjnë problematikën në mes dy vendeve tona. Lejet e qëndrimit, bashkimi familjar, sigurimet shoqërore, shkollat shqipe, keqtrajtimet apo standardi i jetesës së emigrantëve shqiptarë,zhdukja e fëmijëve, apo integrimi në përgjithësi i emigrantëve, përbëjnë shqetësimin më të madh të Shqipërisë në marrëdhëniet me Greqinë. Edhe pse ndërmjet dy vendeve janë bërë 67 marrëveshje, dëshira për një fqinjësi të mirë mbetet vetëm një dëshirë. Njohja e sigurimeve shoqërore, është nga problemet më të mëdha që shqetësojnë emigrantët tanë, përballë indiferentizmit të shtetit shqiptar, një indiferentizëm që me të drejtë po indinjon sot çdo emigrantë shqiptarë. Zgjidhja e këtij problemi në rrugë juridike apo politike do të jetë një zgjidhje përfundimtare për pensionet të tyre të pleqërisë. Faktikisht ku edhe emigracioni është më i madh, me shtetin fqinjë helen janë zhvilluar edhe dy takime të nivelit ministror, si dhe tre takime në nivel specialistesh, ku e fundit më 2008 ka qenë me Institucionin e Sigurimeve Shoqërore Shqiptare. Për mbrojtjen sociale të emigranteve shqiptare është organizuar në Tiranë Konferenca rajonale Ministrore, ku është shprehur gatishmëria për bashkëpunim e legjislacionit në fushën e sigurimeve shoqërore, por siç dihet deri më sot vetëm premtime ka patur.

(Kthimi i emigrantëve në atdhe)

Kriza ekonomike ka bërë që emigrantët e dy “atdheve” dhe pa asnjë atdhe” janë të detyruar tashmë t’i kthejnë sytë nga Shqipëria, por të pasiguruar jo për faj të tyre, por për faj të politikës së dy vendeve, të cilët prej shumë vitesh po i mbajnë peng këta emigrantë. Për faj të politikës reciproke, rreth 300 mijë emigrantë humbasin pensionet e tyre njëherë e përgjithmonë, kjo edhe me dijenin e shtetit shqiptar, që nguron të prekë këtë problem kaq delikat. Hipokrizia e politikës shqiptare, përrallat për sigurimet shoqërore të emigrantëve tanë kudo ndodhur është mbarimi i lirisë qytetare, për të besuar pushtetin por edhe mbarë vetë shtetin. Ky pushtet me vullnetin politik gjithmonë ka luajtur çdo lloj bixhozi në kurriz të emigracionit shqiptar. Rreth 200 mijë emigrantë  shqiptarë janë kthyer përfundimisht në Atdhe.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore, zgjedh rrugën më të lehtë në kurriz të emigrantëve

Po e njëjta gjë ndodhi edhe me drejtuesit e Sigurimeve Shoqërore të Shqipërisë në një takim që u mbajt në ambientet e ambasadës sonë në Athinë më 2008, të cilët në vend që të kërkonin Greqisë njohjen e viteve të punës emigrantëve tanë, kërkonin nga emigrantët që këta të bënin sigurimin vullnetar pranë këtij institucioni shtetëror. Një praktik tepër e dënueshme, që i detyronin emigrantët që të siguroheshin edhe në sigurimet shoqërore shqiptare, në një kohë kur duhej ngritur zëri nga ky dikaster apo institucion shtetëror për njohje pensioni nga homologët grek. Po si gjithnjë u zgjodh rruga më e lehtë dhe më e pa ndershme në kurriz të emigrantëve…

Vitet e emigracionit treguan se “Legalizimi i emigrantëve shqiptarë” është një proces i një anshëm, pasi probleme të tjera sociale u dalin përpara emigrantëve të pambrojtur. Padrejtësitë që u bëhen në shtetin fqinjë mesa duket nuk kanë të mbaruar. Askush nuk po shqetësohet se çfarë do të bëhet me emigrantët (brezit të parë) mbas 15 -20 vjetësh, pasi asnjë shtet nuk po u njeh vitet e punuara në Greqi. Emigrantët çdo vit premtime ndigjojnë dhe marrëveshje për pensione nuk po shikojnë.

Mosnjohja e viteve të punës një korrupsion shtetëror

Ky fenomen në aspektin social përbën korrupsion të veçantë në mohimin e mosnjohjes së viteve të punës të emigrantëve tanë. Dhe ky problem social sa vjen dhe po bëhet çështje dite, duke mos gjetur asnjë rrugë dalje. Shumë vite të tjera duhet të presin emigrantët shqiptarë për njohjen e viteve të punës, pasi kushtet ekonomike të këtij vendi nuk lejojnë asnjë mundësi reale, përballë përrallave dogmatike të politikës shqiptare. Si vendi ynë ashtu edhe Greqia nuk janë të gatshëm ekonomiksht të ulen për të firmosur marrëveshjen dypalëshe, pasi si njera pale ashtu edhe tjetra kanë detyrimet reciproke përball emigrantëve shqiptarë. Mbas shumë dekadash imigrimi Greqia nga ana e saj bëri marrëveshjen reciproke me Australinë vitin që shkoi… Askush nga qeveria shqiptare nuk është ulur për të biseduar për këtë fenomen delikat që pas 20 vjetëve të emigrimit do të sjellë për emigrantët e sotëm një cunam të vërtetë.

Emigracioni shqiptar përfundon atje ku nisi rrugën e emigrimit

Më në fund emigracioni shqiptar përfundon përsëri atje ku nisi rrugën e emigrimit para 20 vjetësh. Emigrantët kthehen ndoshta të indinjuar, por mbi të gjitha të mallëngjyer. Dikur kthimi i tyre në mënyrë vullnetare dukej një skenar filmi, sot është kthyer në një realitet i pakthyeshëm. Nga dita në ditë grupe emigrantësh shqiptarë, të detyruar, po i drejtohen përfundimisht vendit të tyre të lindjes me mënyra nga më të ndryshme. Ikja nga Greqia përbën rendin e ditës. Kushtet e legalizimit, ndërprerja e kontratave të punës me pronarin, gjendja e rëndë ekonomike gjatë gjithë këtyre viteve, i kanë lodhur së tepërmi emigrantët. Dikur punonin me ëndrrën për të mbledhur para, për një të ardhme sa më të mire, ndërsa sot jeta e tyre varet nga këto të mbledhura, por mbi të gjitha duke humbur vitet e punuara në Greqi, një padrejtësi që u bëhet nga shteti grek…

500 mijë emigrantë paguajnë nga xhepi sigurimet shoqërore (IKA)

Një ndër katër të siguruar në (IKA) është emigrant ekonomik në një kohë kur shteti grek akoma nuk u njeh emigrantëve shqiptarë për pension vitet e punuara në Greqi. Po, sipas të dhënave zyrtare (IKA) , NGA 1.900.000 punëtorë të siguruar në të, mbi 500.000 janë emigrantë ekonomik. Nga këta 243.033, ose 25% janë emigrantë shqiptarë. Politika dhe presionet e ndryshme kanë ndikuar që numri i madh i emigrantëve të huaj të siguruar në sigurimet shoqërore (IKA), ka bërë që kjo të ketë një “frymarrje” më të gjerë dhe arkat e saj të mbushen në një masë të madhe nga mundi, djersa dhe gjaku i emigrantëve. Një fakt pozitiv për sigurimet shoqërore është se, nëpërmjet parave të derdhura për “sigurimin e emigrantëve” mbulohen shumë vrima përsa u përket pensioneve apo subvecionimeve të ndryshme. Karakteristikë është fakti se emigrantët, të cilët aktualisht paguajnë shuma të mëdha në siguracionet në (IKA), nuk do të përfitojnë në një të ardhme të afërt pensionin, sepse janë ende në moshë të re, por edhe për faktin se kuadri ligjor grek nuk parashikon një gjë të tillë.

Nga studimet e sindikatave të përgjithshme greke rezulton se, nga të ardhurat në (IKA) paguhen pensionet e të gjithë pensionistëve të Greqisë, atëherë vetëm nga të ardhurate emigrantëve në sistemine sigurimeve, shteti grek do të kishte një përfitim prej 1% të Produktit të Përgjithshëm Kombëtar. Pra, kjo është arsyeja që ky vend nuk legalizon një herë e përgjithmonë emigrantët njëllojë si vëndet e tjera europiane. Pasi ligji në themel të tij është ndërtuar mbi interesin e vlerës së parasë, të zhvasë sa të mundë…Në Greqi ligji parashikon pensione vetëm për shtetasit e huaj ( emigrantë) që vijnë nga vëndet anëtare të BE-së. Gjithashtu, specialistët kanë vlerësuar se mbas dhjeë vjetësh 25% e popullsisë së Greqisë do ta përbëjnë emigrantët e huaj. Gjithashtu, duhet theksuar se sipas të gjithave studimeve të Sindikatave të Përgjithshme Greke, rezulton se hyrja e emigrantëve ekonominë greke nuk është shoqëruar me pasoja të rënda në tregun e punës, përkundrazi. Emigrantët ekonomik siç dihet punësohen në ato vënde pune, të cilat nuk preferohen më prej vëndasve dhe në një farë mënyre ka ndikuar që ekonomia greke të mos kishte probleme serioze, por pëkundrazi emigrantët luajtën një rol pozitiv…

25% të siguruarve në sigurimet shoqërore janë emigrantë

Kontributi i emigrantëve në përgjithësi në sigurimet shoqërore (IKA) është i padiskutushëm dhe asnjë nuk mund ta mohojë këtë gjë, pasi faktet flasin vetë. Një ndër katër të siguruar në sigurimet shoqërore është emigrant ekonomik, në një kohë kur shteti grek akoma nuk u njeh emigrantëve shqiptarë për pension vitet e punuara në Greqi. Sipas të dhënave zyrtare, nga 1.900.000 punëtorë të siguruar, mbi 500.000 janë emigrantë ekonomikë. Nga këta 243.033, ose 25%, janë emigrantë shqiptarë. Politika dhe presionet e ndryshme kanë ndikuar që numri i madh i emigrantëve të huaj të siguruar në sigurimet shoqërore ka bërë që IKA të ketë një frymëmarrje më të gjerë dhe arkat e saj të mbushen me të ardhura nga mundi, djersa dhe gjaku i emigrantëve.

shteti im