44 Nobelistë nga gjithë bota kundër Erdoganit

84

Me letrën e tyre të hapur drerjtuar Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, 44 Nobelistë pretendojnë rivendosjen e sundimit të ligjit në Turqi dhe lirimin e gazetarëve që kritikojnë qeverinë turke.
“Ne i bëjmë thirrje për heqjen e rregullave emergjente dhe kufizimet mbi lirinë e fjalës dhe shprehjes së mendimit”, kanë kërkuar fituesit të çmimit Nobel në letër.

Në mesin e atyre që nënshkruan janë shkrimtarët Herta Mueller (Gjermani) dhe Elfriede Jelinek (Austri), të cilët kanë marrë Çmimin Nobel. Letra ka të bëjë kryesisht me dënimin e gazetarit të shquar Ahmet Altan dhe vëllai i tij, Mehmet Altan, shkrimtari dhe Profesori i Ekonomisë dhe gazetarit Nazli Ilitsak, me burgim të përjetshëm. Kthimi i vendit në sundimin e regjimit të ligjit do të çonte në çlirimin e vëllezërve Altan dhe Ilitsak ndaluar në mënyrë të paligjshme, theksohet në letrën drejtuar Presidentit turk.

Agjencia e shtypit gjerman thekson se tentimi i grushtit shteti në Turqi në korrik 2016, autoritetet turke kanë bërë përndjekje masive kundër mbështetësve të grushtit të shtetit dhe opozitës. Sipas të dhënave të organizatës P24, aktualisht ndodhen të burgosur më shumë se 150 gazetarë në Turqi, ndërsa shumë faqet e internetit janë të bllokuara.

Kush nënshkruan
 Svetlana Alexievitch, Philip W. Anderson, Aaron Ciechanover, JM Coetzee, Claude Cohen-Tannoudji, Elias J. Corey, Albert Fert, Andrew Z. Fire, Edmond H. Fischer, Andre Geim, Sheldon Glashow, Serge Haroche, Oliver Hart, Leland H. Hartwell, Richard Henderson, Dudley Herschbach, Roald Hoffmann, Robert Huber, Tim Hunt, Kazuo Ishiguro, Elfriede Jelinek, Eric S. Maskin, Herta Müller, VS Naipaul, William D. Phillips, John C. Polanyi, Richard J. Roberts, Randy W. Schekman, Wole Soyinka, Joseph Stiglitz, Thomas C. Südhof, Jack W. Szostak, Mario Vargas Llosa, J. Robin Warren dhe Eric F. Wieschaus.