A do te kete nje liste “LAGARD” edhe per Shqiperine

524

lagard 5

 

OPINION /AGIM BASHA.

E famshmja “Listë Lagard”  pagëzuar kështu për shkak të transfertave marramendëse që kishin ndodhur nga Greqia e zhytur në terrin e krizës më të rëndë ekonomike, në drejtim të vendeve dhe bankave më të sigurta europiane, aziatike e deri përtej oqeanit Paqësor në USA. Dhe për shkak të zbulimit dhe listimit të mijëra emrave që nga nivelet e mesme e deri në gradët e shkëlqimit të majave të pushtetit në shtetin grek.  Në atë dokument që listoheshin më shumë se 2 mijë emra zyrtarësh e politikanësh të mesëm e të lartë, që çuditërisht prej dy vjetësh ka mbetur peng i “Kalendave Greke” kishte firmosur publikimin vetë shefja e FMN-se, znj. Kristin Laggard. Ndonëse ka dy vjet që vërtitet sa në një zyrë në tjetrën, por qe asnjëherë ajo nuk i bëri të zëshëm emrat që e popullojnë atë copë letër. Ndërsa klasa politike, sidomos Partia Demokratikee Re që drejton  qeverinë e koalicionit dy palësh, e fsheh këtë fakt ndërsa duhet ta kishte bërë publik prej kohësh…!

Greqia është zhytur në mjerim të thellë, papunësia ka kapur shifrën e 27%, ndërsa borxhi publik ka kapur përsëri majat e tij, që i njohu në vitin 2009, kur socialistët erdhën në pushtet, dhe qëndruan dy vjet nën zemërimin dhe protestat popullore. Deri sa “dha shpirt” verën e viti 2011.

Ai borxh arriti lartësinë “Eeverest” me 309 miliard euro, ose 160% e PBB. Tani, pyesim? Sa mund të ketë arritur borxhi shqiptar, ndërsa dëgjojmë përditë për shpërngulje të parave jashtë vendit. Para zgjedhjeve të përgjithshme të muajit qershor, shuma e këtyre parave që “linin vendin” ishte marramendëse. Rreth 80 milionë euro, kjo sipas një raporti të Bankës Kombëtare. Ndërsa fushatës elektorale ajo që dëgjohej më shpesh ishte shuma prej qindra mijëra eurosh që “ngriheshin” përditë nga bankat e niveleve të ndryshme.

Milionat madje miliardat  e “mbuluara” me dhe e beton rrugëve jetëshkurtëra në Veriun e Shqipërisë, HEC, disa qindra që ende nuk po indezin dritat, me “lumin e tyre të parave” që shkon kushedi se ku?!

Kartelet e “Shqipërisë kolumbjane” të drogës që i hedhin paratë jashtë vendit, evazioni fiskal, taksimi selektiv sipas miqve dhe njerëzve të besuar të familjes, abuzimi me fondet publike, borxhi i qeverisë ndaj biznesit në vend etj, janë e “përpjeta e egër e Golgotës” shqiptare. Familja në pushtet e ka humbur gjumin, që kur “burri i nderit” të saj, po pregatit braktisjen, dhe ndoshta lamtumirën përfundimtare të posteve më të rëndësishëmqë ka mbajtur gjatë 23 viteve të gjata, të sundimit të tij.

Flitet për një shifër të frikshme parash të dala jashtë vendit. Një pjesë të madhe e zenë “larja e parave” si një fenomen “normal” i qeverisë së Familjes perms “burrave të nderit” të përtej detit “dashuruar marrëzisht” me zyrtare të larta të qeverisë së familjes. Prandaj, është e domosdoshme që kryeministri i ardhshëm duhet të sigurojë që tani “shtigjet dhe rrugëdaljet’’nga mund të humbasë gjurmët krimi iorganizuar, ose atij që rëndom është quajtur dikur Shteti paralel…

Ah! Strukturat e një shteti të tillë parallel kanë 23 vite që janë krijuar e shëndoshur me gjakun e shtetit ligjorm, atij shtetit të vobekët e të mjerë shqiptar, i cili ka rënë në gjunjë si viktima para pengmarrësit në momentin më kritik të tij. Atë të vendosjes së fatit të kokës, ndërsa minutat kalojnë dhe çmimi s’po duket gjëkundi…!

Fati i vërtetë i vjeshtës varet nga pranvera. E, ajo nuk ka qenë dhe aq elagësht për të mos thënë se ka qenë një stinë e gjatë dhe e thatë. Reformat, përtej ngazëllimit të fitores do të jenë të thella, dhe të shoqëruara me masa drastike. Me sa kuptohet nuk do të ketë punësime të tjera përveç zëvendësimeve në administratën e nepotizuar nga njerëzit në shërbim të familjes. Një pjesë e tyre, do të kenë ikur që gjatë verës pa lënë gjurmë.

Më e vështirë do të bëhet nga që ç’montimi i psikologjisë nepotike, militanteske dhe familjare sipas shembullit të familjes është bërë ideologji sunduese. Kësisoj, sh’kulja e mentalitetit anadollak e një pjese të të punësuarve nëpër poste drejtuese, (me karakteristika të dallueshme injorance dhe dallkaukllëku…) derivat i mentalitet kanunor të kryeministritnë detyrë, do të jetë procesi më i vështirë. Kjo, bëhet e pamundur po të mendosh se një pjesë e administratës së re, do të jenë ata që punuan për katër vjet me qeverinë e Familjes.

Nuk ishte e rastit ajo që tha një ish- kuadro (femër…) në një qytet provincial në jug, për hakmarrje. E cila përmendi shpërngulje masive nga të punësuarit e qytetit me ndërrim vendesh me ata që punojnë në fshat. “Askush nuk e beson këtë, por në qytetarë që janë mësuar të vihen në rresht, kjo ka shkaktuar panik dhe frikë. Revanshi do të jetë i paimagjinueshëm, sidomos në gjashtë muajt e parë të qeverisjes. Nëse do mund të rezistojë qeveria, kjo do të jetë edhe prova e suksesit të saj.Ado ta përballojë dot, sepse njerëzit e familjes do të jenë në krye tëopozitës. E cila patjetër që ka dalë nga hutimit i hirit dhe tymit të luftës së humbur”.

Kreu i familjes do përpiqet të mbrojë kupolën e krimit nën mburojëne sulmit politik. Çka do ta bëjë shumë të vështirë çuarjen e tij si ish-kryeministri i Kroacisë pas hekurave. Dëshpërimi popullor do të ketë marrë përmasa, sepse do të zbulohen skandalepas skandalesh. Thjesht, ajo që do të duket do të jetë “një gropë septike” e cila, ka rrezik të mbyllet menjëherë nga që do të jetë i papërballueshëm helmimi prej gazit të presuar të metanit dhjetëra vjeçar.

Ndërkaq, rriten dozat edyshimit se kryeministri i ri, do të mund t’ja dalë të kalojë ligje të caktuar në Kuvend, në funksion të transparencës dhe korrupsionit, vjedhjes e hajdutërisë që ka mbajtur flamurin e “rritjes ekonomike” të pompuar aq shumë nga kryeministri i familjes, ndërsa atje do të jenë ulur rreth 40 milionerë. Thjesht, një listë Lagard, do të duhej t’i adresohej kryeministrit, me qëllim që t’ja lehtësojë sadopak barrën e vështirë dhe të rëndë tëpushtetit që i lanë në dorë familja dhe miqtë e klanet e saj, që sunduan këtë vend për dy dekada të vështira. Ashtu sikur Assadi në Siri.

Në mbyllje tëkëtyre radhëve, ajo që mendojmë është se: z.Rama me autoritetin e kryeministrit duhet të iniciojë së pari ndarjen dhe depolitizimin e pushteteve. Vënjen etyre në efiçencë dhe pavarësi të plotë nga qeveria. Mbi gjithçka, të ndërtohet besimi  në kushtetutën e vendit, e cila ndoshta do të ketë nevojë për t’i çmontuar disa detaje e pjesë të tepërta. Nëse ja arrin kësaj në dy vitet e para të qeverisjes, atëherë punët e shtetit e të qytetarëve do të shkojnë mbarë, ashtu sikur u ka premtuar qytetarëve në gjithë vitet e tij në opozitë. Paçim fat të gjithë…!