A mbyllet nesër çadra e PD?/ Basha e paralajmëron. Ideja e re, tur shpjegues të bojkotit nëpër rrethe

292

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka lënë të kuptohet sot se “çadra e lirisë” mund të mbyllet pas protestës së nesërme para kryeministrisë. Ai tështë shprehur se qëndresa 3-mujore e PD-së do të përmbyllet sot, dhe nesër do të nisë rruga për krijimin e Republikës së re.

“12 javë protestë, pra 3 muaj protestë, do të inaugurohen dhe përmbyllen sot, pasi nesër nisim rrugëtimin për Republikën e re dhe rrëzimin e Republikës së vjetër. Nesër shpresa merr rrugën për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve. Nesër bashkohen të gjithë në këtë shesh për të përmbysur Republikën e vjetër. Burime të PD-së, i thanë GSH.al se ende nuk ka një vendim përfundimtar për vijimësinë e protestës së nesërme, por me gjasë kjo do të vendoset pasi të shihet pjesëmarrja e njerëzve në shesh.