ABILEKAJ : Debati që ngjizi Libran

310

ABILEKAJ FLET PER LIBRA

Enton ABILEKAJ  / Libra e Blushit lindi në terren të vështirë. Në fakt ky terren i vështirë e kërkoi dhe ky do ta pengojë të rritet.

Ka shumë pikëpyetje që do të marrin pergjigje ne muajt e ardhshëm dhe që do të përcaktojnë fatin e projektit te ri. Për shembull, duhet te vijne zgjedhjet që të kuptohet se si do te pozicionohet Libra. A do te dalë vetëm? Do të sfidojë e vetme pa fonde, pa komisionerë dhe pa numerues votash partitë që kanë monopolizuar procesim zgjedhor? Kush nga partite e establishmentit do të jetë e interesuar që votat e Blushit të numërohen? A mund të ndodhë që partitë të heqin dorë nga monopoli i numërimit të votave dhe kontrollit të procesin zgjedhor? Pyetja e fundit  e ka përgjigjen. U konfirmua në komisionin e ilgjeve që KQZ do të ketë një kryetar partiak.

Nga këtu buron monopoli i kontrollit të zgjedhjeve. Po si do të reagojë Libra? Ose do të dalë vetëm kundër të gjithëve dhe votat do t’i ndahen mes partive që numërojnë, ose do të jetë e detyruar të bashkëpunojë me njërën nga partitë që kontrollojnë procesin. Kështu mund të shpëtojë votat, por eshtë kompromentuar përpara kutive, ata që e shohin si mundësi për të ndrsyhuar klasën politike do të zhgenjehen dhe nuk do shkojnë ta votojnë. Në këtë rreth vicioz që paraqitet, veshtitë se do të dalë një rezultat besnik i mbështetesve të Blushit. Ka ende shumë njerez që e dëshirojnë ndërrimin urgjent të klasës politike, por e shohin Blushin si pjese e saj. Edhe ky dyshim do të marrë përgjigje ne muajt në vazhdim.

Platforma ekonomike e majtë, ne ndihmë të të varfërve, mund ta bëjë Listen e Barabartë nje projekt të suksesshëm. Mbështetja masive e shtresave në nevojë, të zhgënjyera dhe të pashpresa, mund t’i japë një shtysë të menjëhershme, të shpejtë projektit të Blushit. Plani i taksave të larta në përgjithësi nuk këshillohet nga ekspertët e ekonomisë për vendet në zhvillim. Administrata e korruptuar që është rrezik për buxhetet e mëdha, lënia e kapitalut për investim tek bizneset dhe krijimi i kushteve për formalizim të ekonomisë janë arsyet kryesore që këshillohen taksat e ulëta, në përgjithësi taksa e sheshtë.

Por ky debat bëhet në një terren të pastër. Imediat është pastrimi i terrenit të ekonomisë. Investimet e krimit të organizuar, krijimi i monopoleve, trusteve dhe karteleve, niveli alarmant i korrupsionit, kultura e paligjshëmrisë që sundon shoqërinë, janë sfida më të mëdha se rishikimi i politikave fiskale. Praandaj më shumë se për politikat fiskale, Blushi duhet të bëjë dallimin duke deklaruar si do ta prishë kartelin e naftës, kartelin e  sigurimeve, si do luftojë me oligarkët që kanë krijuar monopole dhe truste, si do ta përballojë krimin e organizuar dhe mbi të gjitha si do ta liftojë kulturën e paligjshëmrisë në shoqëri.

Nëse Blushi ështëbi lirë ta bëjë këtë, këto kategori nga bisnesi kanë kaluar në politikë dhe në media. Sapo të ndihen të kërcënuara, do të mbyllin mediat për LIBRA-n dhe interneti do të mbetej mjeti i vetëm për të komunikuar me puvblikun. Në kushtet e tanishme duket e pamundur që interneti tu përgjigjet kërkesave të Blushit. Vecanërisht shtresat në nevojë, të cilave u drejtohet Blushi, nuk kanë akses në internet, nuk kanë mundësi të informohen nga burime të internetit dhe ndjekin mediat tradicionale rregullisht. Këtu është një tjetër rrezik, që për të patur akses në mëdia, të bëjë një tjetër kompromis në dëm të kauzës që ka nisur.

Terreni është armiqësor për një parti të re, një front më i gjerë se një parti, që do të përfaqësonte të gjithë klasën e re politike, mund të bëhej më imponues dhe nuk do të varej nga rezultati i zgkedhjeve të afërta. 8 muajt e ardhshëm do të japin përgjigje edhe për këtë.