Agjensia e Spektakleve Pepa, koncert humanitar në Kretë

Aktualitet Emigracioni Kryesore

Nuk është hera e pare kjo agjensi spektakli me president Genc Pepa organizon koncertë të tilla bamirese, një veprim me karakter njerëzor që duhet ndjekur edhe nga organizues të tjerë.

Presidenti i kësaj agjensie më prestigjose në Greqi zoti Genc Pepa thotë për gazetën Focus News se; “Është hera e dytë që organizoj koncert të kësaj natyre për bamirësi, si dhe shpenzimet do të shkojnë për të ndihmuar ekonomikisht një familje nga Elbasani që ka të shtruar në Spitalin “Agio Sofia” në Athinë. i pyetur përse këto koncerte bamirese i beni në ishullin e largët në Kretë, Pepa thotë: “Shqiptarët në Kretë ndjejnë më shumë dhimbje nga që janë larg, janë më të kulturuar si nga jugu ashtu edhe ne veri. Deri tani na kane përkrahur shumë shqiptar në këtë ishull të largët, si mirditor, lezhian,fierak, korçar, tepelenas, përmetar, lushnjar, pukian, krutan, lacian, elbasanllinj apo vlonjat. Dhe për këtë gjej rastin dhe dua të përmënd disa familje apo persona qe ti falenderoj. Te gjithe sëbashku mund të bëjme gjera nga më të mira për familjet me nevoje. Dua të përmënd familjet Maca në Hania, Matrizi në Iraklio, Topi, Pepa, Marku, Rizaj, Skenderi, Doda, Hoxha si dhe Avdia Bami”, thotë presidenti i agjensisë zoti Genc Pepa

Koncerti do te zhvillohet ditën e martë me 28 Nëntor në Amodhara ne qendrën Zafireos në Iraklio të Kretës , ku do të marrin pjese këngëtarët si, Ervis Behari, Bazo Agora, Marsida Pepa, Blerina Dibra, Ganimete Dibra, Klodian Meçka, Tori Beratit, Tate Osmani, Rober Metani etj. Agjensia Spektakël Pepa është një nga firmat që për 17 vite me radhë organizon koncerte të tilla.