Agjentët Sërb në Shqipëri… (dokumenti “Top Secret”)

521

Nga Roland BADEMI  /

Disa paguajnë shuma marramëndshe tek BIA, që ajo i mjel si lopët që mos ju nxjerrë emrat (Kuptohet atyre që kanë të ardhura) Dikur thuhej se Enveri i dënonte (vriste, varte, internonte me kuç e me maç), kategori të këtyre natyrave që tradhëtonin atdheun, pra njerëz pa gjak, të shitur që në djep.

Po sot që kanë kaluar 26 vjet, si mund t’ja u vëmë emrin këtyre armiqve të betuar të Kombit ? Mos vallë dhe sot fajin e ka Enveri, që këta vazhdojnë e i shërbejnë me zell, çështjes anti-shqiptare ?

                                                                      *****

Lidhur me këto po ju vëmë në dispozicion një dokument i klasifikuar si “TOP SECRET” e cila ju paraqitet Juve në fund të shkrimit, por që
gjëndet në arkivin e KOS-it (Shërbimi i Zbulimit i Ushtrisë së ish- Republikës Serbi-Mali i Zi).

Aktualisht, Brukseli po i kërkon Serbisë hapjen e arkivave për të njohur emrat e bashkëpunëtorëve të shërbimeve të fshehta të Millosheviçit. Sipas raportit në Bruksel, janë rreth 700 agjentë të shërbimit sekret të Serbisë në Kosovë, ndërsa 200 të tjerë janë në Shqipëri.

Ish-diktatori serb Sllobodan Millosheviç kishte mbi 2.200 agjentë në Ballkan, mes të cilëve dhe në Shqipëri. Kjo shifër u bë publike në Forumin për Rolin e Ish-shërbimeve Sekrete në Ballkan, që i zhvilloi punimet në Bruksel më 18 maj 2012.

Në këtë Forum folën ekspertë që kanë bërë investigime mbi ish-sigurimin e shtetit në Jugosllavi që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore dhe deri në vitin 2010. Takimi u ndoq nga përfaqësuesit e të gjitha vendeve ish-komuniste, anëtare të NATO-s.

Diskutimi u organizua mbi bazën e forumit të organizuar nga CEAS (Centar za Evroatlantske Studije – Qendra për Studime Euro-Atlantike), me presidente Jelena Miliç, më 21 prill 2014 në Beograd. Ky fakt ka ngjallur shqetësime jo vetëm në Bullgari, por edhe në qarqe politike dhe ka zënë vend në media të vendeve të Ballkanit, me përjashtim të atyre të Kosovës (ku numëroheshin 700 agjentë, ose një e treta e rrjetit ballkanik) dhe të Tiranës.

RRJETI

Pjesëmarrësit që diskutuan në Bruksel, ishin të prerë në mendimin se autoritetet e Beogradit, menjëherë, brenda 100 ditëve, duhen të hapin dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, në qoftë se duan sinqerisht të përballen me të vërtetën e zymtë. Gjatë debateve, Zoran Petroviç i organizatës joqeveritare “Koop i Kapiniç” paraqiti të dhëna me interes mbi agjenturën e shërbimeve sekrete serbe në Ballkan dhe që përdorej nga regjimi i Millosheviçit.

“Regjimi i Millosheviçit kishte në dispozicion një rrjet prej 2.200 agjentësh jashtë territorit të vetë Serbisë si dhe në:

.  Kroaci     – 450

.  Slloveni  – 150

.  Maqedoni – 150.

.  Bosnje-Hercegovinë – 350

.  Kosovë – 700

.  Mali të Zi – 200.

Gjithashtu përfshi edhe dyqind të tjerë që punonin në Bullgari, Greqi, Shqipëri, Rumani, Qipro, Hungari dhe Austri.

Një pjesë e agjentëve kishin “shtetësi të dyfishtë”, thuhej në raportin e ekspertit të njohur serb të OJQ-së “Koop i Kapiniç”, Zoran Petroviç.

Agjentët e Millosheviçit ishin “politikanë, punonjës në media, biznesmenë, shkelës të embargos, si dhe zyrtarë të forcave të sigurimit të ushtrisë, policisë, inteligjencës dhe grupe të ndryshme lobuese në favor të Millosheviçit”, nënvizoi Zoran Petroviçi.

Shtrirja e rrjetit të fshehtë serb

.  700 në Kosovë
.  200 Shqipëri

Profesionet zyrtare të agjentëve

. Politikanë
. Gazetarë
. Biznesmenë
. Shkelës të embargos
. SHIU
. Policë
. SHIK
. Lobues në favor të Millosheviçit

Një agjent Serb në rradhët e mediave shqiptare shkruante në vitet 
e fundit për ish-presidentin Bamir Topi :

“Shikoni se ç’do t’i bëj Presidentit në gazetë”, sepse Presidenti kishte akuzuar politikën serbe dhe ruse që po minon procesin e paqes dhe marrjes së pavarësisë së Kosovës”.

Ky deklarim jo i zakontë i kreut të shtetit pati një jehonë të gjerë në qarqet gazetareske. Në një të përditshme është kërkuar nga z. Topi të dekonspironte personin, madje hamendësonte duke aluduar larg e larg se cili mund të ishte “fuksi” i ish-Sigurimit, tani i rekrutuar dhe nga serbët: “Llulla”, “Korani i Myzeqesë”, “Masoviku”, “Tigri”, “Holta”, “Kaposhi”, “Drita”, “Arsimtari”, “Vllahu”, “Malësori” etj.

Sektori shqiptar i Beogradit

Në Kuvend dhe në mediat shqiptare kanë qarkulluar akuza jo vetëm për agjentë të ish-Sigurimit të Shtetit, por disa me dy-tre padronë (shqiptar, jugosllav dhe grek), si dhe thjesht të rekrutuar nga shërbimet sekrete të Beogradit, që në kohën e ish-Jugosllavisë titiste, millosheviçane dhe deri në ditët tona.

Forcat politike në Shqipëri nuk duan të hapin dosjet e fshehta, pasi u duhen për shantazhe të ndërsjella. Madje luajnë “kukamëçefti” me pseudonime. Kanë vërshuar me dhjetëra të tilla dhe nuk dihet se cili nga nga këta persona janë rekrutuar nga serbët dhe ish-sovjetikët: “Anteu”, “I Miri”, “Shishja e Qumështit”, “Këndesi”, “Cigarja”, “Inxhinieri”, “Shkrimtari”, “Dizenjatorja”, “Raketa 5”, “Samalot 6”, “Serbi”, “Greku”, “Qukapiku”, “Proletari”, , “Çiklisti”, “I Vogli”, “Dardan Podujeva”, “Llulla”, “Naftëtari”, “I Urti”, “Ylli”, “Gjeli”, “Profesori”, “Doku”, “Demoni”, “Nemërçka”, “Helika”, “Poeti”, “Lëngaraqi”, “Pëllumbi”, “Magazinieri”. “Vllahu”, “Malësori”, “Çanta”,”Plepi”, “Mekaniku”, “Bozhuri”, “Ajsbergu” “Intelektuali”, “Urithi”, “Çiklisti”, “Financieri” etj. etj.

Embargoja

 Nga ana tjetër, në qoftë se Tirana nuk i hap dosjet e shërbimit sekret komunist, nuk përjashtohet ta bëjë këtë Beogradi për sektorin e tij shqiptar, me kërkesë të BE-së. Krerët e Malit të Zi dhe Shqipërisë kanë pranuar se kanë shkelur embargon e naftës së vendosur nga OKB-ja ndaj ish-Jugosllavisë, kurse arkivat serbe kanë të listuar zyrtarë të lartë të dy vendeve si ministra, deputetë, drejtorë, biznesmenë nga të dy krahët e politikës deri në doganierë, shoferë, policë, trenistë, oficerë të SHIU-t, SHIK-sa etj.

Sipas librit “Kontrabanda në Europën Juglindore. Lufta në Jugosllavi dhe zhvillimi i rrjeteve kriminale rajonale në Ballkan”, botuar në vitin 2002 nga Qendra për Studimin e Demokracisë (Center For The Study Of Democracy), pjesa më e madhe e kanaleve të kontrabandës në Shqipëri janë zhvilluar nga ish-punonjës të shërbimit sekret shqiptar “Sigurimi”.

Ky shërbim u shkri në qershor të vitit 1991 dhe u zëvendësua me Shërbimin Informativ Kombëtar SHIK. Si rezultat i këtij ristrukturimi më shumë se rreth 10 mijë agjentë të Sigurimit humbën vendet e tyre të punës dhe iu kthyen krimit të organizuar sipas një studimi të prillit 1992.

Ata shfrytëzuan të gjitha mundësitë e ofruara nga sanksionet që iu vendosën fqinjit të vendit, Jugosllavisë dhe në partneritet me krimin e organizuar italian që hyri në Shqipëri menjëherë pas kolapsit të regjimit stalinist në vend. Kontrabanda e naftës me Jugosllavinë (në mënyrë të veçantë me Malin e Zi) u kthye në aktivitetin më fitimprurës për një numër të madh agjentësh të shërbimit sekret, të cilët morën edhe monopolin e operacioneve të kontrabandës në Shqipërinë veriore.

Përveç kësaj shumë nga qytetarët e thjeshtë gjithashtu u përfshinë në këtë aktivitet. Ata transportonin naftë në anën tjetër të kufirit me barka, makina private dhe gjithashtu me gomarë, shkruan CIA në vitin 1995. Ndërkohë, në raportet ndërkombëtare pas vrasjes së Bin Ladenit, përmendet fakti se lideri i Al Kaedës është strehuar në Durrës gjatë vitit 1994.
Ishin po këta agjentë që shkaktonin trazira të brendshme (është pranuar në ish-parlamentin federativ jugosllav se për Shqipërinë janë investuar me miliona dollarë për destabilizim, në mënyrë që të pengohej pavarësia e Kosovës). Shërbimi i fshehtë serb ka financuar nxirjen e imazhit të UÇK-së si organizatë terroriste në shtypin dhe mjedisin politik të Tiranës, deri dhe në organizimin e një demonstrate antiqeveritare në Tiranë, më 24 mars të vitit 1999, ditën kur NATO-ja filloi bombardimin e Beogradit dhe luftën për çlirimin e Kosovës. Dhe në trafikun e sotëm ndërkombëtar të armëve dhe lëndëve plasëse të prodhimit shqiptar janë përfshirë persona të lidhur me shërbimet sekrete të Millosheviçit, por që tani merren me biznes apo maskohen si të tillë, ndonëse me të kaluar kriminale.

Damir Fazlliç dhe Miroslav Mishkoviç, spiunazh, biznes dhe korrupsion nga Shqipëria në Bosnjë

“Damir Fazlliçin me Miroslav Mishkoviçin i lidh kriminaliteti, shërbimet sekrete… Fazlliçi është mjeshtër i mashtrimeve, e nga sa dihet, kjo është pikërisht ajo që i duhet Mishkoviçit në Ballkan. Prandaj ai dërgon atë kriminel të vogël që në emrin e tij t’i mbarojë punët më të ndyra korruptuese nga Shqipëria në Bosnjë.

Ai është njeriu që përdoret nga Mishkoviçi për punët e pista”, ka deklaruar në vitin 2008 në gazetën “Slobodna Bosnia” Vladimir Popoviç, ish-ndihmësi i kryeministrit Zoran Xhinxhiç. Mishkoviçi është padyshim njëri nga afaristët më të mëdhenj dhe më me ndikim në Serbi, është pronar absolut, por sigurisht nuk është i vetmi.

Sipas Vladimir Popoviçit, Damir Fazlliçi çoi Jeremiçin në kabinetin e Zoran Xhinxhiçit, me lutjen që të kryente praktikën për dy a tre muaj, gjë që ishte e nevojshme në studimet për master. Nga ana tjetër, Fazlliçi ka shfrytëzuar Jeremiçin për disa informacione brenda kabinetit. Gjatë arrestimit të Volf Miniçit, një figurë groteske të përzier në punët e kontrabandës së cigareve, shërbimi sekret serb ka zbuluar një bisedë midis ambasadorit britanik Çarls Krauford (Charls Crawford) dhe Vuk Jeremiçit, në të cilën ambasadori britanik në panik e luste Jeremiçin të orvatej nëpërmjet kabinetit të kryeministrit të ndikonte në lirimin e Miniçit nga burgu. I vetëdijshëm se ndërhyrja në punë të tilla mund ta dëmtonte, Jeremiçi i shqetësuar dhe i frikësuar i ka thënë ambasadorit pse kërkonte një gjë të tillë prej tij dhe se do të ishte më e mirë që ta përdornin kur të fillonin privatizimet, ashtu siç ishin marrë vesh më parë. Biseda iu dorëzua Xhinxhiçit dhe ky është shkaku pse e largoi nga kabineti i tij Jeremiçin.

Redaksia Focus news.al

Këta fjongot kanë në dorë dhe sot tregtinë e Drogës dhe Prostuticionit, dhe i hapin dhe i mbyllin këto tema si ajo firzamonika,që t’i dëgjohet tingulli sa herë i do qefi atyre, për të prishur imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombtare, dhe për ta bërë Shqipërinë si ajo delja e zezë në kope.

Por politika e sotme në Shqipëri, duke qenë se ndodhet akoma në stade fillestare, dhe po del nga errësira e shoqëruar dhe nga pamundësia ekonomike për të financuar në degët e Sigurimit të Shtetit, duhet t’i japë prioritet këtyre problemeve, që në aspektin afat shkurtër apo afat gjatë, përbejnë gracka, humnera dhe katastrofa për të ardhmen e Shqipërisë. Çdo deklaratë e dalë nga kushdo burim qoftë, si nga ai i shteti Serb apo ai Grek duhet parë me kënd vështrimin e duhur, pa u bërë as keqëdashës, por as dorë lëshuar e besim plotë ndaj çdo veprimi, apo deklarate lëshuar në dëm te Shqipërisë dhe Shqiptarve .
Koha po na mëson ç’do ditë e më shum, kush janë miqt e kush janë armiqt.
Planet gjeo- strategjike dhe gjeo -politike janë dy vegla në duart e atyre që nuk na duan të mirën, duke i përdoruar ato një herë njërën (kur kanë në dorë fuqinë ekonomike e ushtarake ) e herë tjetrën , kur fati i ka dënuar vetë ata të pësojnë dështim, por që përdorin këto marifete për të matur pulsin e shqipërisë dhe raportet e tyre me ne.