Ahmetaj i përgjigjet Vasilit: Zgjidhje për shqetësimet

454

REAGIMI NE FOCUS-2Ministri i Financave Arben Ahmetaj i është përgjigjur përmes një letre shqetësimit që ka shprehur kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili.

Ministri i Financave thekson se po punohet me palën maqedonase për të adresuar problemet, me qëllim heqjen e pengesave artificiale dhe barrierave joligjore ndaj eksportuesve shqiptarë.

Ahmetaj shpjegon se ky problem vjen për shkak se ka një zgjatje të afateve kohore për kryerjen e analizave nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit të Maqedonisë cka përbën pengesë artificial në kuadër të marrëveshjes CEFTA dhe po punohet për një zgjidhje të shpejtë.

Për shqetësimin për moslejimin e pagesave CASH, Ahmetaj përgjigjet duke theksuar se është një nismë e ndërmarrë në përpjekeje për të reduktuar informalitetin në Ekonomi.

Sipas Ahmetajt shërbimi doganor është urdhëruar prej minsitrit të Financave të jenë “24 orë në 24” në dispozicion të eksportuesve, edhe pse nuk ka pasur asnjë ankesë nga ana e eksportuesve.

Ahmetaj e mbyll letrën duek dekalruar se cdo sugjerim i nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili është një vlerë e shtuar në rezultatet e punës së dikasterit që drejton