Alarm në Francë, thirret urgjent në Paris, ministri i Jashtëm. Ultimatum Bushatit nga ministri i Brendshëm, Collomb

265

Gazeta e madhe “Le Figaro” kishte njoftuar se tashmë shqiptarët janë kampion, si azilkërkues në Francë dhe për këtë situatë alarmante me emigrantët shqiptarë në Francë, qeveria e këtij vendi ka thirrur urgjentisht në Paris, ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, për ti dhënë ultimatumin e fundit. Ministri i Brendshëm Gerard Kolombo kishte telefonuar edhe vetë kryeministrin Edi Rama. Brenda muajit Shtator është njoftuar, se ai do të bëjë edhe një vizitë për këtë çështje në Tiranë.

Kjo ka qenë edhe arsyeja, që Bushati menjëherë pas mbërritjes në Paris, nuk është takuar me homologun e tij, ministrin e Jashtëm, por me ministrin e Brendshëm, Collomb. Vetë ministria e Jashtme e Shqipërisë, nëpërmjet një njoftimi zyrtar thotë, se Ministri Bushati kreu një takim me Ministrin e Punëve të Brendshme të Francës, z. Gérard Collomb në të cilin pika kryesore ishte situata e krijuar nga rritja e kërkesave për azil në Francë, përfshirë nga fëmijë të mitur të pashoqëruar.

“Jemi të ndërgjegjshëm për liritë dhe detyrat që ofron lëvizja e lirë në hapësirën Schengen dhe shume të vendosur për të mos toleruar kërkesat abuzive për azil”, u shpreh Ministri Bushati në përfundim të takimit.

Kurse nga ana e tij Ministri Collomb, pasi i deklaroi Bushatit, se kjo situatë është përtej çdo limiti dhe se duhet të marrë fund urgjentisht. Ai ka  theksuar gjithashtu, se Franca është e gatshme të ofrojë mbështetjen e saj në këtë drejtim.