Allegri: Me Juven nuk ka arsye për ndarje

Sporti

 

“Për momentin, jam 100% trajner i Juventusit, kam një kontratë deri në fund të 2018. Aq më tepër që me klubin gjithçka shkon mirë dhe nuk e kuptoj përse duhet të flitet për ndarje”.

Kështu është shprehur trajneri Massimiliano Allegri lidhur me të ardhmen e tij. “Jemi në një periudhë kyçe të sezonit, theksoi ai dhe problemi i trajnerit më duket se nuk duhet të ekzistojë. Mes meje dhe klubit nuk ka patur probleme. Tani duhet te vazhdojmë që të jemi të përqëndruar, pasi nuk kemi fituar ende asgjë”.