Ambasada në Athine vend pune. Drejtoresha e MPJ shkel ligjin, emëron sekretare nje emigrante.

Emigracioni Korrupsion Kryesore

Prej shumë vitesh me dhjetra femije emigrantësh mbarojnë studimet në vendet e BE, po edhe disa dhjetra të tjerë në Shqipëri për dipllomaci. Por asnjë nga këta fëmijë që janë brezi i të ardhmes së vendit nuk ka vend pune per të punuar ne ambasadën tonë në Athinë, pasi kjo përfaqësi prej vitesh fatkeqësisht vazhdon avazin e njohur nepotizimin alla shqiptarçe.

Nuk bëhet më fjalë për drejtuesit e saj pasi ato tashme njihen në rokadë, ikën një nip dhe vjen nje mbesë ambasador, ndërsa ish ambasadorë karierë në vendet e Evropës janë vartës të kësaj mbese edhe pse mbi supet e këtyre ish ambasadorëve rendojnë vite të punës profesionale-karierë. Nepotizmi vazhdon dhe lulëzon në Ambasadën Shqiptare në Athinë, thjesht të kesh kusheri ndonjë apo të njohur në Ministrinë Jashtme dhe çdo gjë mbaron edhe pse me ndërgjegje ka të bëjë me shkelje të ligjit.

Më 25 prill te 2013 ne një takim me studentët Rama eshte shprehur se : “Unë zotohem se kush do jetë deputet apo ministër të harrojë se do çojë djalë, vajzë, teze, hallë, dajë e deri tek kushëriri i tretë, tek një ambasadë që përfaqëson Republikën e Shqipërisë

Por sa është zbatuar ky premtim i kryeministrit deri më sot?

Punësimi i drejtë dhe meritor është problem. Nepotizmi dhe punësimi në baza partiake dhe familjare, nuk është diçka e re. Punësimi për t’i bërë nder dikujt, apo për t’ia kthyer borxhin dikujt është gabim. Nepotizmi “Made in Albania” është një kancer që mbyt shtetin edhe jashtë kufijve të tij. Por ja qe ndodh! Si ka mundesi dhe si mund te shpjegohet qe asnje dipllomat qe ka mbaruar shkollën për dipllomaci ne vendet e BE apo ne Shqiperi, të gjej punë në këtë ambasadë. Konkretisht drejtoresha e MPJ e Shqipërise zonja Blerta ne kundershtim dhe ne shkelje te ligjit ka emëruar sekretare te ambasadës sone nje njeriun e saj, Etleva Dora ish nje emigrante , duke anashkaluar ligjin… 

Kjo praktikë e punësimit me njerëz që nuk plotësojnë kriteret dhe emërohen pse janë kusherinjë apo të njohur vazhdon të shkatërroj Shqipërinë. Askush nuk e beson që punësimet të kësaj natyre janë kryer në bazë të meritës dhe kualifikimeve profesionale. Prandaj shteti shqiptar apo dikasteri përkatës duhet ta kthejë këtë praktikë dhe besimin e emigrantët që me mundin dhe djersën e tyre blenë godinën e amabasadës shqiptare në Athinë. Qeveria I ka të gjitha mundësitë për ta ndryshojmë këtë situatë. Çështja e nepotizmit të cilat bëhen në baza jo meritore, është një realitet që ka ndodhur dhe po ndodh…

Mungesa e profesionalizimit te kesaj sekretare u pa javen e kaluar kur ofendoi aktivistët të cilët ndihmonin prej ditësh bashkëatdetarët tanë në zonat e përmbytura në Mandra të Atinës…