Ambasadorja gjermane apel opozitës: Jepi fund bojkotit dhe ktheu në Kuvend

180

Ambasadorja gjermane i ka bërë apel opozitës nga Vlora, që të ndërpresë bojkotin dhe t’i kthehet jetës parlamentare për të votuar reformat.

I bëj thirrje opozitës të rikthehet në parlament dhe të votojë reformat”, tha ajo. Ambasadorja gjermane ka kërkuar edhe pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet e qershorit.

Kushtetuta përcakton rregullat, subjektet politike vendosin në bazë të saj. Partitë t’i referohen kushtetutës, në zgjedhje hyn çdo parti. Opozita të hyjë në zgjedhje dhe të marrë vendime mbi reformat”, deklaroi ambasadorja.

Ndërkohë, po sot kreu i opozitës Lulzim Basha i ka kthyer sot përgjigje ftesës së Ramës për dialog.

Lideri i PD-së thekson se pranon të bisedojë me Ramën vetëm nëse në takim flitet rreth zgjedhjeve të lira. Rama është vënë në presion për të lëshuar pe ditët e fundit, pasi qëndrimit të kreut të LSI-së Meta, i cili u shpreh për krijimin e një qeverie të besimit si garanci për zgjedhjet. /E.SH/