Ansambli Kombëtar premton rikthimin e koreografisë së Panajot Kanaçit dhe Agron Aliajt.

308

146Kalendar i pasur artistik me në qendër rikthimin e koreografisë së Panajot Kanaçit dhe Agron Aliajt. Ky është premtimi i Ansamblit  Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore përgjatë 2013-tës.Drejtori artistik i ansamblit, Sulejman Baltëza tregon se tashmë ka filluar puna për aktivitetin e këtij viti, ku projektet artistike janë menduar të jenë jo vetëm koncerte recitale të soliastëve popullorë pranë ansamblit, por nuk do të mungojnë dhe koncertet homazh kushtuar figurave më të njohura të këtij ansambli. Drejtori Baltëza thotë se angazhimi i artistëve është i madh por nuk do të mungojnë dhe interpretimet në skena të tjera jashtë vendit.Në projektet artistike për herë të parë do të jetë dhe Festivali i Interpretuesve të Rinj të Këngës Popullore, një aktivitet ky i menduar për të sjellë në skenë zërat më të mirë. Gjithashtu do të ketë dhe këngë dhe krijime të tjera popullore