Anullimi i nënshtetësisë përçan koalicionin qeveritar të Samaras

283

Nënshtetësia përsëri në skenë duke hapur një përçarrje brenda qeverisë Samaras. E kaluara sapo ka trokitur në derën e parlamentit me protagonistë Partinë konservatore në pushtet “Demokracia e Re”. Nënshtetësia një ligj i miratuar më parë nga ish socialistët, përmbyset tashmë nga dëshira e konservatorit Samaras, që e shikon këtë problem si një rrezik mbarëkombëtar.

Dy partitë e majta që mbështesin Pasok dhe Dimar (Venizelos dhe Kouvelis)  nuk kanë ndërmend të pajtohen me ndryshimet radikale në ligjin ekzistues. “Ligji për nënshtetësinë i ashtuquajtur ( Ragousi) nga ish ministri i asaj kohe ishte një nga ligjet më të mira të miratuar nga qeveria Papandreu. Nga ana tjetër sipas publikimit në gazetën Ethnos ( Kombi) mëson se partia aleate në qeveri Dimar me anën e kreut të saj fotis Kuvelis bëri të qartë se nuk do të lejojë , ose të pajtohet për një projekt-ligj që do të ketë ndryshime të mëdha në lidhje të Ragusi. Mësohet gjithashtu se po i tillë ështëedhe qëndrimi i Pasokut me anën e kreut të saj z. Venizelos, i cili shprehu kundërshtimin ndaj planit të promovuar nga qeveria, takim i bërë në godinën e kryeministrisë…

Bazuar në këto të dhëna, zgjedhja përfundimtare i takon kryeministrit konservator. Sipas njoftimeve, ligji i ri për shtetësinë është pothuajse gati, dhe pritet nga dita në ditë për tu hedhur për votim në parlamentin vendas me shpresë se ai do të votohet nga Agimi i Artë, të cilët në një deklaratë kanë theksuar se : “Kjo është një fitore e madhe për partinë e tyre”, duke e cilësuar ligjin e mëparshëm si një ligj i “neveritshëm dhe anti-grek”, por duke njoftuar mbështetjen e saj për inisiativën e qeverisë për masat e ashpra lidhur me dhënien e nënshtetësisë ndaj brezit të dytë të emigrantëve. Gjithashtu qeveria Samaras mban shpresa të njëjta për mbështetje edhe nga partia Grekët e pamvarur, ku deri tani ende nuk dihet qendrimi i tyre. Megjithatë mendohet se ky propozim, nuk ka shumë përkrahës, qoftë brenda qeverisë dhe koalicionit, po ashtu edhe brenda partisë në pushtet ( Demokracia e Re)

Opozita kritika të ashpra

Kritika të ashpra ka bërë partia opozitare  SYRIZA që vendimin e Kuvendit të Këshillit të Shtetit duke e konsideruar vendimin e saj si  antikushtetuese dispozitat e Ligjit Ragousi për fëmijët e emigrantëve, duke folur në lidhje me interpretimin e birësimit tejet konservatore të Kushtetutës për qëllime kombëtare greke . Opzita e majtë SYRIZA ka favorizuar ligjin e dhënies së nënshtetësisë  Ragousi, duke argumentuar se fëmijët e imigrantëve që kanë lindur në Greqi dhe që nuk kanë kanë njohur asnjë shtëpi tjetër përveç Greqisë,  nuk duhet të privohen nga të drejtat e tyre themelore dhe të përjashtohet nga pjesëmarrja e barabartë në shoqëri.

Partia kryesore e opozitës “SYRYZA”, antiteza e opsioneve të partisë në pushtet “Demokracia e Re”, kërkon që ligjin e ri që sjellë qeveria të njohë të drejtat dhe detyrimet e një pjesë organike të shoqërisë. Ai gjithashtu vë në dukje se deri në miratimin e ligjit përkatës në vitin 2010, “Greqia ishte vendi i vetëm në Evropë dhe në BE nuk kishte asnjë dispozitë ligjore për fëmijët e emigrantëve që kanë lindur në vend apo erdhën këtu shumë të rinj dhe u arsimuan në shkollat greke. Kjo gjë ka ndikuar që ky vend te renditet i fundit ne Be përsa i përket integrimit të emigrantëve.