Arrestime për vdekjen e shqiptarit

339

arrestime

Serres: Njoftime te reja vijnë në lidhje me vdekjen e Ilia Karelit, se kush dhe kur është torturuar,  çfarë ndodhi në burgun e Nigritas ,  urdhër arreste për disa gardianë

Të dhëna të reja mbi vdekjen e shqiptarit i cili vdiq në qelinë e tij pas torturave. Hetimet e para lidhur me këtë vdekje misterioze ka venë para përgjegjësisë gardianë të burgut të cilët nga ana e tyre nuk pranojnë fajin. Por sipas këtyre vrases në Greqi vetëm shqiptarët vdesin te vetëm në qeli, dhe se vetëm ata torturojnë veten dhe godasin trupin me mjete te forta dhe e shpojne atë me sende te tjera, thua se u tepron kjo jetë në këtë dynja…

Por mbi të gjitha hetimet e para lidhur me këtë vrasje tregojnë se shqiptari është rrahur para se ai të dërgohej në burgun e sigurimit të lartë, para se të çohej në qelinë ku vëzhgohej me kamera, këtë gjë e dëshmojnë oficerët gardianë të burgut të Nigritës. Misteri i goditjes në gjoks dhe që ishte fatale për jetën e të dënuarit ka detyruar prokurorin e Amfisas Nikos Antonarakis që të japë më në fund edhe 8 fletë arresti për gardianët e burgut të Nigritas dhe të Malandrinos. Pra shqiptari nuk është keqtrajtuar nga një,  por mesa duket nga 8 prej gardianëve të burgut. Flet arresti gjithashtu është dhënë edhe për policë të Komisariatit të policisë të Iteas për vdekjen e shqiptarit.

Çfarë tregojnë konstatimet e para që mori në duart e prokurori

Sipas informacionit nga Newsit, përfundimet e informacionit janë konfirmuar dhe dyshohet se gardianët e burgut të Nigritas janë angazhuar në rrahjen brutale të një të burgosurit menjëherë pas dërgimit në burg. Sipas dëshmive të disa rojeve të burgut, shqiptari eshte rrahur brutalisht nga të paktën 10 njerëz më përpara se ai të dërgohej në qeli, duke çuar në vdekje.