Arrestohet N/drejtori i policisë së Elbasanit

470

pranga ne focus-1Shefi i Policisë krimanele në Elbasan, i cili mban dhe postin e Nëndrejtorit të komisariatit të këtij qyteti, komisar Abaz Lala, dhe Inspektori i krimeve të Rënda , N/komisar Fatjon Susaj janë arrestuar sot pasi akuzohen për Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”

Arrestimi është kryer mesditën e 3 qershorit 2015 ora 14:00, nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në MPB.

Ndaj tyre Gjykata ka dhënë masën e arrestit burg.  Ndërkohë, po me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “pezullim nga detyra” për oficer i policisë gjyqësore Fatjon Susaj, pasi, nga hetimet paraprake, dyshohet se, nën urdhërat e zv.shefit të Komisariatit, nuk ka raportuar raste të shkeljeve të ligjit.

Tre janë rastet që kanë shërbyer për të prangosur komisarin.

Një plagosje me thikë në Cërrik më 8 shtator 20014, ku rasti nuk u referua për disa ditë në prokurori dhe të dyshuarit u lanë të lirë. Komisari dyshohet se ka një aktivitet të tij privat I regjistruar në emër të vëllait, por që sipas prokurorisë menaxhohet nga vet zv.shefi I komisariatit Abaz lala.

Ky i fundit duke përdorur pushtetin e tij, në sajë të detyrës si zv/shef i komisariatit të Policisë Elbasan dhe shef i seksioneve të krimeve, i shmanget detyrimeve tatimore, nuk siguron të punësuarit në lokal, fsheh të ardhurat dhe nuk paguan taksat dhe tatimet, nëpërmjet manipulimit të të dhënave mbi të ardhurat e realizuara.

Gjithashtu, dyshohet se favorizon subjekte të ndryshme në aktivitetin e lojërave të fatit, në këmbim të shumave të konsiderueshme parash. pranga ne focus-2

Akuza1: Lala dhe Susaj nuk referuan një plagosje me thikë, liruan autorët

Numri dy i komisariatit të Elbasanit dhe oficeri i policisë gjyqësore akuzohen për mosreferim të plagosjes rëndë me thikë të shtetasit A.D, ngjarje e ndodhur një vit më parë.

Në datën 08.09.2014, në qytetin e Elbasanit, në vendin e quajtur pranë kryqëzimit të Cërrikut, ka ndodhur një ngjarje kriminale, ku shtetasi A.D, është goditur me thikë nga disa shtetas. Dëmtimet e tij kanë rezultuar të rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit. Nga ana e Komisariatit të Policisë Elbasan, megjithëse është marrë njoftim për ngjarjen dhe janë kryer verpimet e para, janë shoqëruar të dyshuarit në ambjentet e Komisariatit të Policisë Elbasan, rezulton se nuk është zbatuar ligji proçedurial penal dhe ai për policinë e shtetit. Të dyshuarit nuk janë arrestuar, por janë lënë të lirë, të largohen, ngjarja për disa ditë nuk është referuar në prokurori. Ne momentin që Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, nisi verifikimin e rastit, nga Komisariati i Policisë Elbasan, ngjarja e mësipërme iu referua prokurorit thjesht për vlerësim, pa paraqitur gjendjen reale të asaj që kishte ndodhur dhe pa dokumentin e veprimeve që realisht ishin kryer. Fshehja e këtij fakti kriminal, moskryerja e veprimeve të kërkuara nga ligji, rezultojnë të jenë kryer nga oficeri i policisë gjyqësore Fatjon Susaj, nën urdhërat e zv/shefit të komisariatit Abaz Lala”.

 Akuza 2: Lala nuk deklaroi pasurinë, aktivitetin në emër të vëllait

Nga hetimet e organit të akuzës rezulton se Lala kishte regjistruar një bar kafe në emër të vëllait dhe përdorte funksionin e tij duke mos paguar taksa dhe tatime.

“Shtetasi Abaz Lala, megjithëse me detyrën e zv/shefit të Komisariatit të Policisë Elbasan, ushtron veprimtari private në kundërshtim me kuadrin ligjor rregullues në fushën tregtare, të legjislacionit tatimor dhe atij qe rregullon funksionin e policise se shtetit. Vëllai i tij Astrit Lala, rezulton të ketë të rregjistruar një aktivitet Bar Kafe, të ndodhur në Lagja “Kongresi Elbasanit” Elbasan, lokal i cili në fakt, menaxhohet nga vetë shtetasi Abaz Lala. Ky i fundit duke përdorur pushtetin e tij, në sajë të detyrës si zv/shef i komisariatit të Policisë Elbasan dhe shef i seksioneve të krimeve, i shmanget detyrimeve tatimore, nuk siguron të punësuarit në lokal, fsheh të ardhurat dhe nuk paguan taksat dhe tatimet, nëpërmjet manipulimit të të dhënave mbi të ardhurat e realizuara”.

Akuza 3: Lala favorizonte subjekte të lojërave të fatit

Numri dy i policisë në Komisariatin e Elbasanit akuzohet gjithashtu se favorizonte subjekte të ndryshme të lojërave të fatit, në këmbim të shumave të konsiderueshme të parave.

“Shtetasi Abaz Lala, dyshohet se favorizon subjekte të ndryshme në aktivitetin e lojërave të fatit, aktivitet i cili kryhet në kundërshtim me ligjin. Ai kërkon dhe merr nga këto subjekte shuma të konsiderueshme parash, në këmbim të mosraportimit të tyre.  Nga të dhënat rezulton se kjo veprimtari kriminale, ka një shtrirje kohore të gjatë dhe është e mirëorganizuar nga funksionari i policisë së shtetit”.