Asnjë fjale pse nuk janë shlyer borxhet Greqise që nga 1997

Aktualitet Politika

Sharlatanet tanë as një fjalë për kredin prej 20 miliardë dhrahmi nga Greqia me 1997, dhe përse nuk është shlyer akoma

Ish qeveria e Kostas Simitis në 1997, me kërkesën e qeverisë shqiptare jep një borxh ndoshta qesharak Shqipërisë 20 miliard dhrahmi ( 58.694.000 euro).

Kushtet e paketës ndihmëse përcakton periudhën 25-vjeçare, me një perudhe mospagimi prej 7-të vitesh, ose të paguhet përsëri ne keste mujore.

Këto para  ishin destinuar kryesisht për ndermarrjet greke në Shqipëri, të cilat kishin pesuar humbje, me marrëveshjen grke u dhane dhe u ndane si me poshtë:

  • 5 miliard dhrahmi ( 14.7 milion euro) për programet e infrastructures sociale të shtetit shqiptar.
  • 5 miliard dhrahmi ( 14.7 milion euro) për projektet e strehmit në Shqipëri.
  • 5 miliard dhrahmi ( 14.7 milion euro) për të mbështetut sektorin privat, duke i dhenë prioritet interesave dhe ndermarrjeve greko-shqiptare, të cilat ishin dëmtuar gjatë trazirave te vitit 1977 në Shqipëri.
  • 3 milard dhrahmi (8.8 milion euro) për të mbështetur bilancin e pagesave, me kusht që sipas marrëveshjes qeveria shqiptare do ti paguante Greqisë vetëm interesat në çdo 6 muaj, ndërsa borxhi do të shlyhej pas 20 vjetësh (d.m.th. në vitin 2017

Për të gjithë të interesuarit dhe atyre që nuk mund të besojnë, Protokolli për Bashkëpunim Ekonomik dhe Marrëveshjes se Kredise, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, u nënshkrua në Tirane më 15 tetor 1997 dhe 24 shkurt 1998 përkatësisht, ratifikuar më pas nga Parlamenti grek dhe publikuar në Gazeten e Qeverisë nr. A274/3-12-1998