Atentat në Itali, ekzekutohet një shqiptar, një tjetër i plagosur

407

Një shqiptar ka humbur jetën në Itali, në një atentat me armë zjarri që është kryer ndaj tij në Kavalermaxhore, një qytezë e vogël në rajonin e Piemontes.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave në të njëjtin atentat, që ka karakteristikat e një larjeje hesapesh, një tjetër shtetas shqiptar ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur pranë hyrjes së një klubi nate, kur një makinë i është afruar mjetit ku ndodheshin dy shqiptarët dhe prej andej është qëlluar në drejtim të tyre.

Burimet mediatike sqarojnë se shqiptari i plagosur ndodhet i shtruar në spitalin e lokalitetit Saviliano, ndërkohë që karabinierët deklarojnë se janë në gjurmët e autorëve.