Athinë/ Dalin detaje te reja, njoftim i MIN Drejtesise mbi vrasjen e shqiptarit ne burgun Koridalo

104

Shqiptari eshte vrare ne godinën E të burgut Koridalo. Viktima është vrarë sot në orët e paraditës po sa kishte mbritur nga burgu Hania të Kretës në burgun Koridalo. Mbështetur me mediat vendase thuhet se për këtë lëvizje nga burgu i Kretes ne ate te Athinës grupi tjetër kishte dijeni ku i bënë pritë dhe e vranë me thikë, armë që i pragatisim me mjete rethanore. Sipas burime vendase viktima Albert Bako kishte hapur zjarr me armë kallashnikov për një kërcimtare në muajin nëndor të 2014 në një bar në Mikrolimani duke plagosur 14 persona.

Bako, akuzohet nga drejtesia greke se së bashku me një tjetër , mori pjesë në tentativën e vrasjes së avokatit Antonopoulos, ndërkohë që ai ishte nxitës moral i vrasjes së avokatit Zafiropulos.

Për vrasjen në tentativë të z. Antonopoulos, gjyqtarët e dënuan Arber Bakon me 22 vite burg  dhe bashkëpuntorin e tij me 23 vite, duke pranuar se ishin autorë të tentativës për vrasjen e avokatit duke kryer një kontratë me vdekje të paguar …

Njoftimi i Ministrisë së Drejtësisë Greke

Sulmi vrastar në këtë mëngjes në Paraburgim të Koridallos ndaj shqiptarit nga dy prej të burgosurve. Viktima si dhe kryerësit e paraburgosurit e tjerë janë shqiptarë dhe transferuar nga CP Domokos në gjyq si të akuzuar  përkatësisht për ndihmuar në rastin e vrasjes së avokatit Michael Zafiropoulos dhe ishin në të njëjtën godinë, që ishte mbajtur më parë. Viktima ishte dënuar edhe për tentim vrasje e avokatit C. Antonopoulos.

Incidenti po hetohet për vepër penale dhe disiplinore, dhe me urdhër të Ministrit të Drejtësisë Z. Michael Kalogerou është kryer një mbledhje të jashtëzakonshme në CP Korydallos, nga sekretari Përgjithshëm Penal