Banka Botërore: Në 2050, 70 nga 100 njerëz do të jetojnë në qytet

116

Sot, mbi katër miliardë njerëz në mbarë botën, më shumë se 50% e popullsisë globale – jetojnë në qytete. Dhe ky numër është ende në rritje të shpejtë, nënvizon Banka Botërore, pasi individët dhe familjet vazhdojnë të emigrojnë në zonat urbane në kërkim të një jetese më të mirë.

Deri në vitin 2050, parashikon Banka, popullsia urbane do dyfishojë madhësinë aktuale, gati 70 nga 100 njerëz në botë do të jetojnë në qytete.

Në një studim  të mëparshëm të OKB, Shqipëria pritet që të jetë ndër vendet me rritjen e popullsisë urbane më të madhe, pas Turqisë, deri në vitin 2050. Projeksioni i OKB tregon se popullsia urbane shqiptare do të arrijë 86.5%. Në të dhënat specifike për vendin tonë, vihet re rënie e numrit të popullsisë prej 6.6%. Ndërsa rritje do të shënojë PBB për frymë, sipas raportit në 2020 do të arrijnë 5997 dollarë, nga 3943 dollarë që ishte në 2015. Nga ana tjetër, rritja në të ardhura parashikohet të çojë në një kërkesë më të lartë për ushqim dhe lloje të caktuara të produkteve ushqimore, pasi modelet e konsumit ndryshojnë.

Banka nënvizon se duke qenë magnet i tillë i madh për talentin dhe investimet, nuk është çudi që qytetet janë bërë motori i madh i rritjes në botë, duke gjeneruar më shumë se 80% të PBB-së botërore, ndërkohë që ndihmojnë qindra milionë veta të shpëtojnë nga varfëria ekstreme.
Megjithatë, shpejtësia dhe shkalla e urbanizimit sjell sfida të jashtëzakonshme, nënvizon  Banka Botërore. Zgjerimi i boshllëqeve të të ardhurave, përkeqësimi i ndotjes, ndërtesat dhe urat e plakjes janë të gjitha shenja treguese që qytetet e sotme po përpiqen të mbajnë lart ëndrrën e rritjes së qytetarëve për një të ardhme të qëndrueshme e të begatë.

“ Me 60% të vendeve që do të urbanizohen deri në vitin 2030, ne ende kemi mundësi të ndihmojmë të varfërit urbanë të zhbllokojnë potencialin ekonomik dhe të mbrojnë fitimet për gjeneratat që do të vijnë.”- thotë BB në një raport të fundit./monitor.al/