Basha i pëgjigjet Ramës: Nëse do dialog, caktoje vetë orën

Foto e Ditës Kryesore Politika

Kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke folur sot te “Çadra e Lirisë” në bashkëbisedim për memorien post-komuniste me historianë, publicistë, shkrimtarë e gazetarë i përgjigjet ftesës së kryeministrit Rama për dialog, ku deklaroi se nëse do dialog cakto vetë orën.

Kryetari i PD-së Basha në fjalën e tij tha se, “për katër vjet vendi është drejtuar drejt humnerës pasi 300 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi dhe kjo nuk është propagandë, por është fakt i ditur nga të gjithë shqiptarët madje dhe Edi Rama që është vetë përgjegjës”.

Basha tha se, qeveria në katër vite varfëroi shqiptarët, rriti tarifat e arsimi, u shkatërroi shpresën dhe ky është raaliteti i Shqipërisë drejtuar katër vite me radhë dhe asnjëherë nuk u ndje përgjegjës sepse fatin e tij nuk e lidhi me qytetarët dhe as me socialistët, por me krimin madje i bëri deputet dhe kryebashkiak.

Basha tha se, kjo është asryeja e vërtet që nuk pranon qeveri teknike sepse me luftën kundër drogës ju jeni humbës. “Votimi elektronik është vetingu i vertetë. Ti duhet t’i përgjigjesh ftesës për dialog sepse ne nuk kemi kërkuar pushtet në tavolinë, ne duam që pushtetin një herë e mirë për të vendosur me votë ta kenë qytetarët shqiptarë dhe do ta kenë pa diskutim”, tha Basha.

Basha theksoi se, “Nëse ti kërkon t’i marrësh peng zgjedhjet ky është destabilizimi, sepse PD është forcë emancipuese. Por nëse do dialog, cakto vetë orën, që të shkojmë me një dialog të vërtet. Nuk kërkoj pushtetin në tavolinë, por një qeveri teknike”. /ATSH/