Basha paralajmëron Tahirin: S’ka prokuror politik që të shpëton nga drejtësia

Politika

Nga zona e Kombinatit ku zhvilloi një takim me banorët, kreu i PD-së Lulzim Basha paralajmëroi ish-Ministrin Tahiri dhe kryeministrin Rama se nuk ka prokuror që do ti shpëtojë nhga drejtësia.

Basha: “Nuk ka prokuror të përkohshëm, nuk ka prokuror pa veting, nuk ka prokuror politik që shpëton Sajmir Tahirin nga drejtësia. Mbajeni mend, shënojeni dhe ndajeni këtë lajm, këtu, në zonën e tij elektorale me çdo qytetar. Sajmir Tahiri, nuk do t’i shpëtojë drejtësisë, sikundër fati i shefit të tij politik është i vulosur”.

Kreu i Partisë Demokratike tha se beteja e nisur nga opozita në mbrojtje të demokracisë dhe interesit të shqiptarëve, është një betejë e shumicës së ndershme kundër pakicës se korruptuar dhe të kriminalizuar.

Basha: “Këta janë një pakicë absolute, që u bënë milionerë me paratë e drogës, që u bënë milionerë me konçesionet korruptive. Shqiptarët nuk kanë përfituar nga kjo. Një pakicë absolute që hanë e pinë nga mëngjesi deri në darkë me krimin dhe drogën. Shumica e shqiptarëve janë të ndershëm. Ne përfaqësojmë këtë shumicë absolute. Le ta thërrasim, le ta bashkojmë, le ta përballim, le ta përmbysim pakicën që i ka marrë frymën vendit.”

Apeli i Lulzim Bashës për shqiptarët është të mos pajtohen me të keqen./oranews/