Basha: Të hapur për dialog për zgjidhjen e krizës politike

343

Kryetari i Partisë Demoratike, Lulzim Basha u takua pasditen e sotme në një takim me Ministrin e Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel dhe ministrin e jashtëm të Holandës, Bert Koenders.

Pas takimeve Basha deklaroi se opozita është e hapur për dialog për të zgjidhur krizën politike në vend. Basha tha se “Kam patur bisedime me të dy ministrant me Ministrin e Jashtëm të Holandës, Bert Koenders dhe Ministrin e Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel ku në qendër të bisedës nga ana ime ka qenë shpjegimi i situatës reale në Shqipëri”.

“E vetmja rrugë mbetet një qeveri teknike me mandat politik për të luftuar drogën, për të zbatuar ligjin për dekriminalizimin dhe për të krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. PD dhe opozita mbeten të hapura për dialog, por dialog të mirëfilltë që shkonë në favor të zgjidhjes të kësaj krize politike dhe jo monologje shterp në dëm të shqiptarëve”, theksoi Basha.

I pyetur për prononcimin e ministrit të Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel për kthimin në Kuvend të opozitës, Basha tha se, “ne jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund kësaj beteje politike në emër të interesave politike të shqiptarëve. Unë e informova z. Gabriel për relitetin në Shqipëri dhe  për drogën, zgjedhjet e lira dhe reformën në drejtësi. Nuk komentoj deklaratën e tij për thyerjen e bojkotit, por e informova atë për realitetin”.

Po ashtu, Basha shtoi se, “Diskutuam për reformën në drejtësi dhe çmontova gënjështrën e Edi Ramës sepse reforma në drejtësi nuk bëhet nga qeveria. Partia Demoratika dhe opozita do të kthehen në Kuvend kur marrëveshja e shkelur të rikthehet. Ne jemi të gatshëm të ulemi me mazhorancën për kthimin e gjashtë ligjeve të  reformës në drejtësi të votuara pa opozitën”.

Në fund Basha tha se zgjedhje pa qeveri teknike nuk ka, por ne jemi për dialog me mazhorancën për të dalë nga kriza politike. /ATSH/