Bashkëveprimi, tërheqja dhe shtytja, e dy të droguarve

Kryesore

tahiri ne focus news-3Prof. Kastriot ISLAMI  /  Skandalet e Tahirit s’kanë të sosur. Strumbullari i së keqes, paaftësisë, ambicjes përverse, mashtrimit, dhunimit të ligjit, lidhjes me bandat, trafiqet….

Rama po e zhyt çdo ditë e më thellë dhe ai nga frika vetëm shkon drejtë thellësisë, duke i kapur pas Ramës si i mbyturi pas fijes së barit. Rama po e fut çdo ditë e më thellë në batak duke i nxitur ambicjen e sëmurë për trashëgimtar, ndërkohë që me detyrim ka përcaktuar Lal’Erin, por edhe duke e tmerruar për të ardhmen e tij, duke i thënë që ajo është e garantuar vetëm duke qene me imunitet e pushtet, po zhytet thellë e thellë ne gjol e thellësi i kapur nga shushunjat e krimit e drogës dhe pisllëqet e kënetës.

Dhe ky po zhytet duke menduar se ka sekrete për Ramën me idenë se kjo është shpresa e fundit e shpëtimit…”Ligji i 5-të” i Njutonit do të përcaktojë në mënyrë deterministike fatin e përbashkët…
***
Tinzar, i paaftë, ambicioz i sëmurë, mashtrues, frikacak sillet si mi para tërmetit nga dhunimi i ligjit me futjen e paisjes përgjuese “trajnuese”… e ka hedhur përsëri Rama në mes të zjarrit.

Me rastin Balili,i implikuar fillimisht kundër Metes në takimet me policinë greke dhe me tej i implikuar në largimin e Balilit, përsëri i zhytur në llum nga Rama për t’u bërë pis kokë e këmbë, i implikuar deri në fyt në rastin “Gjutaj” për të mos mundur të dalë pa dhënë llogari para drejtësisë.

I lidhur me bandat më të rrezikshme të krimit, i bërë palë me to në luftën mes tyre, deri në atë masë sa Rama që e ka zhytur në këtë batak, ka frikë tani ta largojë nga qeveria, sepse pa imunitetin e ministrit lehtësisht do të përfundonte në duart e prokurorisë.

Personi i paaftë për shkak të lidhjeve me bandat në të gjithë historitë e tritolit.Personi strumbullar i kultivimit të marijuanës dhe trafikimit të drogave të forta përmes Shqipërisë.I vetmi ministër në botë që ka frikë të bëjë testin e drogës duke shtuar dyshimet si përdorues i saj…
****
Eshtë Turp, për ne të gjithë që sigurinë njerëzore dhe kombëtare e kemi lënë në dorë të një individi të paaftë, mediokër, ambicioz përvers, manjak e depresiv, tinzar, hilqear, mashtrues, dhunues të ligjeve dhe Kushtetutës.

Dhe këtë individ e përdor Rama duke e nxitur dhe frikësuar për të ardhmen e tij.Dhe ky zhytet duke tërhequr Ramën me vete, ndërkohë që Lal’Eri porosit shkrime në BBC si trashëgimtar…