BE: Asistencë financiare e jashtëzakonshme për refugjatët në Greqi

Emigracioni Greqi

Komision Evropian ka njoftuar sot se do jape nje ndihme emergjente, në shumën prej 20 milionë euro per refugjatët në ishujt grekë dhe kryesisht në Lesvos.

Sipas Komisionit, 20 milionë euro do t’i ndahen UNHCR-së dhe do të përdoren për të lehtësuar menaxhimin e mjediseve të pritjes për emigrantët dhe refugjatët në Lesbos për të mbështetur projektet e komunitetit lokal dhe sigurimi i strehimit të mëtejshëm urgjent në ishujt. 20 milionë euro do të përdoren gjithashtu për të mbrojtur fëmijët, edukimin joformal dhe parandalimin e dhunës seksuale. Theksohet se ky financim i jashtëzakonshëm prej 20 milionë eurosh është shtesë për mbështetjen financiare prej 1.6 miliardë euro të dhëna nga Komisioni qe nga 2015 për të përmbushur sfidat e emigracionit në Greqi. Mbi 1 miliard euro janë dhënë si ndihmë emergjente, sipas kuadrit financiar aktual (2014-2020), për të ndihmuar Shtetet Anëtare të menaxhojnë migracionin.