BE: Kina duhet të respektojë rregullat globale të klimës

Bota

Ministrat e jashtëm të BE i kërkuan Kinës që të pajtohet me rregulla që janë të detyrueshme për të gjitha vendet e tjera në kuadrin e Marrëveshjes së Ndryshimeve Klimatike të Parisit.

Në një deklaratë mbi objektivat e diplomacisë së klimës, botuar në fund të një takimi ndërministror të hënën, zyrtarët evropianë theksuan nevojën për një veprim më të fortë. Dritarja për të kufizuar ngrohjen globale në dy gradë Celsius mbi nivelet para-industriale, siç është rënë dakord në Paris, “mbyllet shpejt”, paralajmëroi ministrat.

Bisedimet e OKB-së mbi zbatimin e Marrëveshjes së Parisit duhet të krijojnë “një regjim global me rregulla që zbatohen për të gjithë”, tha deklarata, por pa u angazhuar për të rishikuar objektivat e BE-së për reduktimin e emisioneve. Kina dhe aleatët e saj po bëjnë thirrje për rregulla dy nivele, me kërkesa më pak të rrepta për vendet në zhvillim. Kjo është një nga çështjet kyçe që duhet të zgjidhet në negociata përpara afatit të dhjetorit. Pika të tjera kryesore të dokumentit përfshijnë apelin për transportin për të ulur emetimet e tij sipas marrëveshjes së Parisit si pjesë e një plani klimatik që do të miratohet në prill nga Organizata Ndërkombëtare Detare. Ministrat po ashtu i kërkuan Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil që të miratojnë rregulla “rigoroze” mbi një sistem të kompensimeve të karbonit që konsumohet për udhëtimin ajror.