Berisha: Një numër rekord shqiptarësh po humbasin shtetësinë

302

Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, deklaroi se gjithë shqiptarët do të pajisen me pasaportë shqiptare. Këtu përfshihen edhe shtetasit që janë pajisur me pasaporta në vendet ku kanë emigruar. Ai u shpreh si ishte tronditur nga numri i shqiptarëve që po humbasin zyrtarisht kombësinë. “Unë sot jamë i tronditur se po humbasim zyrtarisht kombësinë. Kjo është një çështje e rëndësishme, në vend të t’i mbledhim aty ku janë shqiptaret, me ligjin ekzistues teshtetësisë të humbasin shtetësinë. Ndaj dhe vendimin që dua të marrim sa më shpejtë, të fitojnë të drejtë të shtetësisë shqiptare të gjithë shqiptarët që kanë marrë shtetasin në vendet e Shengenit”, u shpreh Kryeministri.