Bien të ardhurat nga mineralet.

244

miniera ne focus-3Ndëshkohen eksportet e naftës dhe të kromit…Ulja e çmimeve të mineraleve dhe naftës në tregjet ndërkombëtare po ndikon drejtpërdrejt dhe negativisht në të ardhurat nga renta minera.

Sipas të dhënave zyrtare, të ardhurat në buxhet nga kjo taksë shënuan tkurrje në rreth 9% për tremujorin Janar-Mars. Në bazë të statistikave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, të ardhurat nga renta minerare arritën si tremujor në vlerën 536 milionë lekë, nga 626 milionë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të ardhurat nga renta minerare kanë pësuar një rënie të ndjeshme në vitet e fundit. Nëse në vitin 2014 të ardhurat ishin 61.20 milionë dollarë, në vitin 2015 të ardhurat paraprake gati u përgjysmuan në 32 milionë dollarë, ndërsa për këtë vit parashikimet janë rreth 22 milionë dollarë. Sot numërohen rreth 600 leje minerare gjithsej. Sipas statistikave, 64% e lejeve minerare janë për shfrytëzimin e kromit, ndërsa zona me përqëndrimin kryesor të lejeve minerare është Bulqiza.

/ Top Channel