Bota e Trump: Nacionalizimi i ri

Bota

nacionalizmi tramp-2Me thirrjen e tij për ta vënë “Amerikën të parën”, Donald Trump është anëtari më i fundit i nacionalizmit të rrezikshëm

Kur Donald Trump përbetohej se do ta bënte Amerikën të lavdishme përsëri, ai po bënte jehonën e fushatës së Ronald Regan-it në 1980-n. Në atë kohë votuesit shikonin rilindjen pas gabimeve të presidencës së Carter-it. Këtë muaj, ata zgjodhën Trump sepse ai, gjithashtu, premtoi një ndryshim historik që ndodh një herë në jetë, shkruan The Economist.

Po ka një ndryshim, në vigjilje të votimit, Regan e përshkoi Amerikën si një qytet shndritës mbi kodër. Duke listuar të gjitha kontributet që mund të jepte Amerika për ta bërë botën më të sigurt, ai ëndërronte për një vend i cili nuk e ka vështrimin brenda, por jashtë, ndaj të tjerëve. Në kontrast nga ai, Trump është përbetuar për të vendosur Amerikën të parën. Duke kërkuar respekt nga një botë që përfiton nga bujaria amerikane dhe që i merr udhëheqësit e Uashingtonit për budallenj, ai thotë se nuk do t’ia dorëzojë vendin në emër të globalizmit. Amerika sipas Regan-it ishte optimiste, Trump është i zemëruar.

Mirë se erdhët në nacionalizmin e ri. Për herë të parë që nga Lufta e II Botërore, Fuqitë e Mëdha dhe në rritje janë njëherësh skllevër të llojeve të ndryshme të shovinizmit. Sikurse Trump, udhëheqësit e vendeve si Rusia, Kina dhe Turqia përqafojnë një pikëpamje pesimiste se çështjet e jashtme janë një lojë pa rezultat ku interesi global konkurron me ato kombëtare. Është një ndryshim i madh që e bën botën më të rrezikshme.

Vendi im i djathë apo i majtë

Nacionalizmi është një koncept dredharak, arsyeja pse politikanët e gjejnë kaq të lehtë për ta manipuluar. Në rastin më të mirë, bashkon vendin rreth vlerave të përbashkëta që njerëzit nuk mund t’i menaxhojnë vetëm. Nacionalizmi qytetar është pajtues dhe largpamës, si p.sh. nacionalizmi i Trupave të Paqes, le të themi, apo nacionalizmit gjithëpërfshirës kanadez apo mbështetjes së skuadrës kombëtare gjermane si mikpritëse e Kupës së Botës 2006. Nacionalizmi Qytetar u bën apel vlerave universale, siç është liria, dhe barazia. Në kontrast me nacionalizmin etnik, i cili është një lojë ku atë çka e fiton njëra palë, e humb pala tjetër. Në orën e tij më të errët në gjysmën e parë të shekullit XX, nacionalizmi etnik çoi drejt luftës.

Populizmi i Trump-it i vë shkelmin nacionalizmit qytetar. Askush nuk e vë në dyshim patriotizmin e pasardhësve të pasluftës, ku të gjithë kishin përqafuar vlerat universale të Amerikës dhe i kanë promovuar këto vlera dhe jashtë. Edhe pse një arsye e jashtëzakonshme ka frenuar presidentët që të firmosin për organizata si Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve apo ligjin “Për hapësirën detare në Konventën e Kombeve të Bashkuara”, Amerika ka mbështetur rendin e bazuar në rregulla. Duke mbështetur institucionet globale, Shtetet e Bashkuara e kanë bërë botën më të sigurt.

Trump-i kërcënon se do ta dobësojë këtë angazhim të Amerikës, ndërkohë që nacionalizmi etnik po forcohet kudo. Në Rusi, Vladimir Putin ka shmangur vlerat liberale për një përzierje të dukshme të traditës ruse me atë sllave, si dhe Krishterimit Ortodoks. Në Turqi, Rexhep Taip Erdogan është larguar nga Bashkimi Europian dhe nga bisedimet e paqes me minoritetin kurd, në favor të nacionalizmit të çjerrë islamik, i cili është i shpejtë për të kapur fyerjet dhe kërcënimet nga jashtë. Në Indi, Narendra Modi mbetet largpamës dhe modernizues, por ai ka lidhje të forta me grupet radikale fetare Hindu, të cilët predikojnë shovinizëm dhe jotolerancë.

Ndërkohë, nacionalizmi kinez është shndërruar në agresiv dhe hakmarrës, të cilin partia po përpiqet që ta vendosë nën kontroll. Është e vërtetë se vendi varet te tregjet e hapura, në përqafimin e disa prej institucioneve globale dhe dëshiron të jetë sa më pranë me Amerikën. Por, që nga vitet ’90, nxënësit e shkollave kanë marrë një dozë të përditshme të edukimit patriotik, i vendosur me mision për të fshirë një shekull me pushtime turpëruese. Dhe që të quhesh një kinez i vërtetë duhet t’i përkasësh grupit etnik Han, çdo njeri tjetër është një qytetar i dorës së dytë në Kinë.

Edhe pse nacionalizmi etnik ka përparuar, eksperimenti më i madh botëror në “pas-nacionalizëm” ka dështuar. Arkitektët e BE-së besonin se nacionalizmi, i cili e ka çuar Europën në dy luftëra botërore shkatërruese, do të shuhej. BE-ja do të kapërcente rivalitetin kombëtar me një seri të identiteteve të mbivendosura kombëtare si katolike, franceze dhe europianë në të njëjtën kohë.

Sidoqoftë, në shumicën e rasteve kjo nuk ndodhi kurrë në BE. Britanikët votuan për t’u larguar nga unioni dhe disa prej ish-vendeve komuniste, si Hungaria dhe Polonia, fuqia ka kaluar tek ultranacionalistët ksenofobikë. Madje ka një kërcënim të vogël në rritje që Franca gjithashtu mund të largohet prej BE-së, duke e shkatërruar atë.

Hera e fundit kur Amerika e ktheu vështrimin nga vetja ishte pas Luftës së Parë Botërore dhe pasojat ishin shkatërrimtare. Nuk keni pse të parashikoni një gjë kaq të tmerrshme për t’u frikësuar prej nacionalizmit të Trump-it sot. Një vend ka tendencën që të prodhojë jo-tolerancë dhe të ushqejë dyshimet në lidhje me virtytin dhe besnikërinë e minoriteteve. Nuk është rastësi që akuzat antisemitiste kanë infektuar politikën amerikane për herë të parë në dekada.

Jashtë, ndërsa vendet e tjera aludojnë se kthimi i vështrimit brenda vetes i Shteteve të Bashkuara, problemet rajonale dhe globale do të jenë më të vështira për t’u zgjidhur. Pretendimet territoriale të Kinës janë të përshtatshme me Konventën për hapësirën territoriale të Kombeve të Bashkuara. Nëse Trump zbaton vetëm një fraksion të retorikës së tij merkantiliste, ai rrezikon që të dobësojë Organizatën Botërore të Tregtisë. Nëse ai mendon se aleatët e Amerikës po dështojnë në pagesat për sigurinë që ata marrin, ai ka kërcënuar se do të largohet prej tyre. Rezultati, veçanërisht për vendet e vogla që sot mbrohen prej ligjeve globale, do të jetë një botë më e ashpër dhe më e paqëndrueshme.

Izolacionistët bashkohen

Trump-it i duhet të kuptojë se politika e tij do të shpaloset në kontekstin e xhelozisë nacionaliste të vendeve të tjera. Shkëputja nuk do ta zhdukë Amerikën nga bota, por do ta bëjë atë më të prekshme ndaj trazirave dhe grindjeve të reja që do të sjellë nacionalizmi. Sikurse politika globale është e helmuar, Amerika do të varfërohet dhe inati i saj do t’i shtohet, gjë që rrezikon të fusë në kurth Trump-in në rrethin vicioz të hakmarrjes dhe armiqësisë. Nuk është vonë që ai të braktisë këtë vizon të errët, për të mirën e vendit dhe të botës./revista monitor/