Bregu komenton Ramën në Facebook: Për program, s’të merr njeri seriozisht

515

Komentet e kreut të PS, Edi Rama, sot në rrethin e Dibrës ndërsa ka prezantuar programin për një Rilindje shqiptare, ka mare plotësisht vëmendjen e Majlinda Bregut, e cila me nota ironie ka komentuar në disa pika kyçe. Referuar bindjes së kryesocialistit se në 23 Qershor do të ndodhë ndryshimi me votën për në krahun e majtë, Ministrja e Integrimit e përgëzon për “barsoletat”. Me anë të rrjetit social Facebook, Bregu shprehet se “në përpjekje për të kuptuar programin e “Rilindjes” të prezantuar nga Rama në Peshkopi, dëgjova se: “Qeveritarëve iu del rakia pas 3 ditësh se e pijnë me sheqer; Rinia në Shqipëri fiton vetëm kur loz e fiton Real i Madridit dhe se kur martohesh, duhet ta marresh vjehrrin hopa për 2 orë e të shkosh të gjesh mjek për t i matur tensionin ,se në Dibër nuk ka mjek etj etj ” ide të studiuara programore” si këto, më të cilat Rama kërkonte votën e dibranëve për 23 Qershor”.

Më tej, Bregu shprehet se “mësova se 200 demokratë dibranë po bashkohen me ” Rilindjen”, pikërisht sepse dëgjuan këto “ide të studiuara programore” nga Rama. Sikur të kishte gjetur një shifër tjetër, nuk do ishte keq, por do i jenë kujtuar” 200 petritat” e themelimit të partisë komuniste, që Rama po kërkon të rilindë”. “Rama tregon barcaleta lart e poshtë më mirë se një trupë shëtitëse estrade. Për program, s’të merr njeri seriozisht”.