Bregu: Votoni tre ligjet e integrimit

458

 

majlinda-bregu-300x208

Ministrja e Integrimit ftoi opozitën dhe personalisht kreun e saj, Edi Rama, që të mos pengojë deputetët të votojnë tre ligjet e integrimit për t’i dhënë një shans vendit në marrjen e statusit.

“Sot, na ndajnë vetëm 23 ditë nga mbledhja e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, ku do të diskutohet paketa e zgjerimit e vendeve të tjera të Ballkanit perëndimor, por jo Shqipëria sepse nuk kemi votuar tre ligjet e domosdoshme për marrjen e statusit të vendit kandidat. Sot, kur kanë ngelur më pak se 8 seanca parlamentare për të mbyllur këtë parlament, i bëj thirrje Edi Ramës të lejojë opozitën të votojë këto tre ligje të cilat po mbajnë peng marrjen e statusit të vendit kandidat”, theksoi ministrja e Integrimit.

“Shqipëria e ka merituar plotësisht këtë status. Të ftoj Edi Rama të gjesh forcën dhe kurajon për të hequr dorë nga bllokimi”, shtoi Bregu.