Bushati takon Samaran: Asnjë fjalë për toponimet

755

Bushati- fjalajone

Ndodhi ajo që pritej. Problemi i emigrantëve edhe këtë radhë anashkalohet nga politika shqiptare, duke u gjunjëzuar përball politikës greke lidhur me hallet dhe problemet e emigrantëve. Por, Ministri shqiptari Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i cili ndodhet në Greqi për një vizitë zyrtare zhvilloi sot një takim me Kryeministrin grek, Antonis Samaras. Kryeministri Samaras dhe ministri Bushati shprehen mendimin për nevojën e progresit të mëtejshëm në marrëdhëniet mes dy vendeve. Ata shprehën besimin në ndërtimin e një klime bashkëpunimi konstruktiv në të mirë të të dy vendeve dhe popujve tanë, duke i kontribuar njëkohësisht paqes, sigurisë dhe zhvillimit të të gjithë rajonit.

Ministri Bushati, në takimin e sotëm ka theksuar vëmendjen e veçantë që Shqipëria i kushton bashkëpunimit dhe marrëdhënieve me Greqinë, i rikonfirmoi Kryeministrit Samaras se Greqia është një partner i rëndësishëm strategjik i Shqipërisë në rajon. Gjithashtu ai vlerësoi rolin e presidencës greke të BE-së, duke shprehur njëkohësisht besimin se Greqia do të vijojë të jetë avokate e ankorimit të rajonit në rrjedhat evropiane. Ministri Bushati shprehu vullnetin e palës shqiptare për trajtimin e të gjitha çështjeve të hapura midis dy vendeve në frymën e besimit të ndërsjellë, përmes dialogut dhe konsultave në të gjitha nivelet, në përputhje me realitetin e ri në Ballkan. Nga ana e tij, Kryeministri Samaras, duke iu referuar prioriteteve të Presidencës greke të Bashkimit Europian, siguroi për mbështetjen politike të Greqisë në integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE dhe insistimin e saj për marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në muajin Qershor. Gjithashtu ai shprehu vullnetin e palës greke për të shkuar drejt një marrëdhënieje të orientuar nga zgjidhja e problemeve, duke mos mbetur peng i së shkuarës.

Toponimet gjunjëzojnë ministrin shqiptar

Por një ditë më pare Bushati pati një takim me emigrantët, të cilët nga ana e tyre ngritën hallet dhe problemet e njohura prej vitesh. Nga ana e tij ministri Bushati u premtoi emigrantëve se takimin me kryeministrin grek Samaras do t’i shtronte problemin e toponimeve, por deri më sot nga media shqiptare mësojmë se një gjë e tillë nuk është bërë. Edhe këtë radhë politika shqiptare ka anashkaluar problemet e emigrantëve. Por nga qyteti I Selanikut mësohet se emigrantët pas dates 10 shkurt do të kërkojnë largimin e ministrit të jashtëm.

bushati samaras 2