Çdo moshë është e mirë për të lënë duhanin

305

 

ceb1mosh-sht-e-mir-pr-t-ln-duhanin

Ndërsa efektet negative të duhanpirjes janë të njohura për këdo, ajo që shumë persona nuk e dinë, është se nuk ka një moshë përtej të cilës lënia e duhanit të jetë e pavlerë. Një studim i cili analizoi rreth 9 mijë duhanpirës gjermanë të moshave 50-74 vjeç tregoi se edhe në moshë te shtyre, efektet pozitive të lënies së duhanit janë të dukshme dhe tepër të rëndësishme për organizmit. Kështu, brenda pesë viteve nga lënia e duhanit, në çfarë do moshe, reduktohet me 40% probabiliteti i goditjes nga infarkti.“Kemi arritur të zbulojmë se duhanpirësit preken nga sëmundje të zemrës dukshëm më të rinj se individët që nuk kanë konsumuar kurrë duhan apo që kanë ndërprerë duhanpirjen në një moment të caktuar”, deklaroi Hermann Brenner, një prej ekspertëve që udhëhoqi këtë studim.“Lënia e duhanit përpara moshës 40-vjeçare, në mënyrë të preferueshme sa më herët përpara këtij limiti, i rikthen duhanpirësit të gjithë dekadën e jetës së tyre, që mesatarisht humbasin nga duhanpirja”, shtoi një tjetër bashkëudhëheqës i studimit, profesori Prabhat Jha. Sipas këtij studimi, personat që lënë duhanin midis moshës 35-44-vjeçare fitojnë mesatarisht nëntë vite jetë. Ata që e lënë midis moshës 45-54 dhe 55-64, fitojnë mesatarisht gjashtë dhe katër vite jetë më shumë. “Që në momentin që lihet duhani, trupi nis të funksionojë në mënyrë më efikase. Brenda gjashtë javëve, lëkura pëson një përmirësim të ndjeshëm dhe të dukshëm, nga rritja e përthithjes së oksigjenit e niveleve antioksidues. Efektet pozitive të lënies së duhanit, nuk varen asnjëherë nga mosha”, shtoi Jha.