Cënohet jeta e gazetarit, braktis Shqipërinë

1284

genci 1Edhe një gazetar tjetër ka braktisur Shqipërinë si rezultat i kërcënimit të jetës të tij nga vetë ruajtësit e rendit. Genci Angjellari me profesion gazetar investigative, i cili më parë kishte punuar për llogari të emisionit “Alarm” ne televozionin Ora News, si dhe së fundi për emisionin “Ca Thu” në televizionin Agon Channel, deri sa braktisi vendin. Për shkak të  investigativit që ka bërë në vestigimin e çështjeve shume delikate të lidhura drejtperdrejt me korupsionin dhe aferat politike, gjithmonë ka qenë i kërcënuar direkt dhe indirekt. Së fundi ku dhe u kërcënua jeta, kishte trajtuar çështje shumë delikate që inplikonin drejtpërdrejtë drejtuesit e lartë të shtetit, ne atë të korrupsionit, ku disa prej tyre edhe janë bërë publike në mediat ku Genc Angjellari kishte punuar.

genci ne ekran 2

Në bisedë me të meson se ka ende  materiale që nuk janë publikuar, si dhe këto materiale ka mundur që t’i siguroj dhe t’i ketë me vete, që tregojnë me zë dhe figurë korupsionin e kokave të shtetit. Një nga kët video ka të bëjë me çështjen e “Albpetrolit” ku tregon lidhjet mafioze në strukturat e tij me njerzit e veshur me pushtet në qeverinë aktuale nga deputeti Koço Kokdhima e deri tek nipi i Linda Ramës. Video të tjera, sipas gazetarit kanë të bëjnë me afera korruptive që kanë lidhje drejtpërdrejtë  me Ministrin e Shëndetësisë, që lejon të kundërtën e asaj që shkruhet në ligj, kjo vetëm për t’i lënë rrugë të lirë veprimeve korruptive dhe klienteliste të interesave të përbashkëta.

genci prove

Para kërcënimit të jetës, kishte publikuar në emisonin ku punote në televizionin Agon Channel,  veprime  të pa ligjshme të përmbarimit të shtetit dhe përkrahjen nga policia në një proçes të pa ligjshëm të pa dokumentuar, vetëm se në mes të gjithë situatës kishte njerëz, të cilët lidheshin me politikën me znj. Adelina Muhametaj, anëtare e lartë  e këshillit në LSI.

Ky publikim bëri jehonë dhe ku pati shumë reagime nga qytetarët, politikan të opozitës  dhe deri te Organizata në Mbrojtje të Drejtave të Njeriut. Por, si gjithmonë pas publikimeve ku nxirren të palarat e qeverise dhe njerzve me pushtet filluan kërcënimet nga më të ndryshme, vetëm e vetëm që gazetari në fjalë të mos merrej më me këto zbulime, ku dhe për këtë paguej.

“Situata u bë e rrezikshme për mua dhe familjen time nga vet profesioni im. Kërkova ndihmë në policinë e shtetit, por asnjë reagim, asnjë mbrojtje ndaj fjalës së lirë të një gazetari. Sikur të mos mjaftojë, më e keqja ishte edhe kercenimet që më bëheshin nga uniformat blu, nga drejtues të saj me poste nga më të larta në policing e shtetit,  nëqoftëse unë do t’i publikoja videot do të më hiqnin qafe. Kështu u detyrova që të lija gjithka në vendin tim dhe të iki pa lënë gjurmë nga Shqipëria” thotë për Focus News. Al, gazetari i arratisur Genci Angjellari.

Rasti konkret tregon edhe njëherë kërcënimin që i bëhet fjalës së lire, gazetarëve të cilët ndershmërish publikojnë denancojnë korrupsionin në Shqipëri…

genci ne focus sot

Bektash Ziu