Çfarë po ndodh me të burgosurit shqiptarë në Greqi?

579

Njeriu ndërtoi mure dhe vuri kangjella për njeriun, më shumë kjo i përshtatet vendit fqinj, që fatkeqësisht e ka kthyer vendin në burgje për shqiptarët. Në qelitë e 34 burgjeve të këtij vendi gjenden pjesa më e madhe e mbushur me emigrantë shqiptarë dhe së shtresës së varfër vendase, të cilët nuk kanë mundësi për të paguar dënimin ashtu siç vepron pjesa më e madhe e grekëve. Kjo gjë lë të kuptosh se në qoftë se ky vend do të vepronte njëlloj me komunitetet e tjera ashtu siç po vepron me shqiptarët, atëherë këtij vendi do t’i duheshin për të ndërtuar akoma edhe dhjetëra burgje të tjera. Një mentalitet ballkanik, nacionalizëm apo një politikë e shthurur që kërkon të n

burgu 2013 copy
Vendi i parë në Evropë për numrin e të burgosurve
Greqia është një vend që mban vendin e parë në Evropë dhe të katërtin në botë për nga numri i madh i të burgosurve të huaj, një numër i madh që në raport ia kalon edhe vetë vendasve, thua të jetë një rastësi, apo një strategji? Po padashur na lind pyetja pse ndodhen në qelitë e burgjeve një numër kaq i madh i të huajve? Përgjigjen më të saktë mund të na japin vetëm autoritetet përkatëse greke të cilët i shikojnë të huajt si një rrezik kombëtar, ndërsa komunitetin shqiptar si një bombë që pritet të shpërtheje nga çasti në çast. Por, njëkohësisht në burgjet gjenden edhe një pjesë tjetër të dënuar për krime të rënda, të cilët nuk erdhën në këtë vend për të punuar.
Arratisja e fundit e 11 shqiptarëve nuk është rasti parë, por as edhe i fundit. Ky fenomen ka ekzistuar dhe do ekzistojë, aq sa kohët e fundit po merr përmasa të jashtëzakonshme. Brenda një periudhe të shkurtër në këto burgje ka pasur ngjarje të rënda, si ajo e Alket Rizait apo arratisjet të një pas njëshme me protagonist shqiptarë, të cilët po tregojnë se burgjet nuk janë më për ta.
fshesa sot 15 shkurt                                                                                                                                                                                                   Dënimet ndaj Dënimet e rënda ndaj tyre disa here më të rënda se sa vendasit, apo kushtet e këqija të jetesës, ushqimi dhe mbingarkesa janë bërë e padurueshme për jetën e tyre. Mbi të gjitha Greqia nuk ka përse të trembet nga emigrantët dhe aq më shumë me shqiptarët nëse ata trajtohen si të barabartë dhe të respektohen nga shoqëria vendase, atëherë këta mund të jenë shpresa e madhe jo vetëm për Greqinë, por edhe për mbarë Evropën. Por fatkeqësisht që nga vitet 1990 e deri më sot në këtë vend sundon një mentalitet mesjetar se fajin për çdo gjë që ndodh në këtë vend e kanë të huajt, por kryesisht fjala bie mbi shqiptarët. Aq sa në burgjet e këtij vendi janë burgosur fëmijë të moshave 8-10 vjeçare, ku krimi që fëmija kishte bërë ishte pse kishte vjedhur një kuluraq për të shuar urinë e tij. Në burgjet e fëmijëve 73 % janë të huaj edhe pse numri i tyre në këtë vend nuk i kalon 150 mijë.

Akuzat e neo nazistëve

Lidhur më këto dënime të kësaj natyre, ku atom und të ktheheshin në dënime me kush, Ky vend nuk ka marrë parasysh as rekomandimet e Komisionit Kombëtar për të Drejtat e Njeriut për të drejtat e të burgosurve dhe kushtet e paraburgimit, që kishte rekomanduar këtë vend, që të bënte të mundur reduktimin e dënimeve me burgim. Duke i theksuar se dënimi me burgim të mbetet vetëm për vepra të rënda dhe për autorët për krime të rënda. Mbushja e qelive me shqiptarë i dha të drejtë neo-nazistëve vendas që të theksojnë se: “50% e kriminelëve që ndodhen në burgjet greke janë shqiptarë. Ata kanë krijuar mafien shqiptare në Greqi. Shqiptarët rrojnë dhe mbretërojnë! Bëjnë ç’të duan te ne. Kanë gjetur një Greqi për fat të keq, një vresht pa të zot!”, kështu shprehet deputeti i “Agimit të Artë” grek, Kristo Papas.

NE RAJONET E POLICISE NE aTHINE
Mbushja e qelive me shqiptarë
Mbushja e qelive me shqiptarë në 34 burgje të këtij vendi ndikoi që Greqia në mars të 2011 t’i drejtojë sytë nga Shqipëria, për ndërtimin e një burgu të ri modern, me qëllim që shqiptarët më të rrezikshëm t’i vuajnë dënimet në vendin e tyre, por duke mos shqyrtuar me autoritetet shqiptare dënimet e dhëna nga drejtësia greke. Pra për rishikimin e dënimeve të marra në Greqi nga drejtësia e këtij vendi, ku një pjesë e të dënuarve kanë kërkuar rishikimin e këtyre dënimeve. Por si gjithnjë vendi ynë ka pranuar propozimin e palës greke për ngritjen e këtij burgu me financimin e Greqisë, sepse një i burgosur në Shqipëri e ka koston ditore 1,8 euro, ndërsa në Greqi e ka koston më të lartë

arrestimi

Të arratisurit nga burgu i Trikallës

Policia greke pasi ka bërë të mundur kapjen e tre shqiptarëve ka publikuar në mediat greke fotot dhe emrat e 8 shqiptarëve, ku faktikisht mbeten 7 të arratisur, të cilët u arratisën ditën e premte nga burgu i Trikalas në Greqi. Më pas kapet edhe shqiptari i katërt ne Larisa, për te cilin ende nuk është dhënë emri. Ata pasi kanë prerë me lamë hekuri kangjellat e dritares së qelisë, kanë kapërcyer gardhin e lartë me tela me gjemba me anën e një shkalle të përgatitur me çarçafë dhe batanije, janë larguar duke shijuar akoma lirinë. Policia dje beri të mundur të prangosë të katërtin afër kufirit shqiptar dhe shpreson akoma për prangosjen e të tjerëve.
Siç dihet gjatë trazirave mbetën të plagosur tre gardianë të burgut ndërkohë që të arratisur janë 11 të burgosur shqiptarë. Më shumë se 10 njerëz kanë marrë pjesë në sulmin me armë, duke patur në dispozicion edhe dy mjete, kjo sipas informatave të policisë publikuar në mediat vendase. 500 gëzhoja kallshanikov janë gjetur në vendngjarje si dhe 6 kratere të shpërthimit të granatave. Vetëm në një nga këndet e burgut lartë ku ri gardiani i burgut, janë gjetur shenjat e 74 plumbave, gjë që tregon se kjo arratisje është kryer duke mos kursyer edhe vdekjen.
Policia greke është vënë në kërkim dhe në qendër të Greqisë janë ngritur postblloqe për të kapur të arratisurit dhe personat që mundësuan largimin e tyre nga vendngjarja me dy furgona të bardhë. Kërkime janë bërë dhe nga ajri me një helikopter kryesisht afër kufirit shqiptar.
Të arratisurit janë të gjithë shqiptarë të dënuar për vjedhje dhe grabitje, pasi edhe në burgje kanë ngritur getot e tyre.
Lamat që u përdoren për të prerë hekurat e dritares, të cilat u gjenden në një qeli të këtij burgu. Shqiptarët përfituan nga transmetimi i ndeshjeve ndërkombëtare për eliminatore të “Botërorit 2014”, si dhe u mbështetën nga jashtë me njerëz të armatosur të cilët realizuan me luftë bënë të mundur arratisjen e 11 të dënuarve shqiptarë. Kjo arratisje ka ngritur në këmbë mbarë politikën vendase, duke filluar që nga ministri i Rendit Dendja dhe ai i Drejtësisë Roupakiotis, të cilët kanë bërë edhe një vizitë në këtë burg.

ÑÏÕÐÁÊÉÙÔÇÓ Á ÔÁÊÔÉÊÇ ÃÅÍÉÊÇ ÓÕÍÅËÅÕÓÇ ÅÍÙÓÇÓ ÄÉÊÁÓÔÙÍ & ÅÉÓÁÃÃÅËÅÙÍ
( Ministri i Drejtesise së Greqisë z. Antonis Roupakiotis )

  Nuk kanë para të paguajnë dënimin dhe qëndrojnë në burg!

“Nuk kanë të paguajnë dënimin e tyre për shkak të krizës ekonomike dhe qëndrojnë në burg”. Kjo ishte deklarata e Ministrit të drejtësisë z. Antonis Roupakiotis theksuar në Parlamentin grek më 27 shkurt të këtij viti si përgjigje e një pyetje të bërë nga deputeti i partisë konservatore Nea Dhimokratia z. Nikita Kaklamani. Në mënyrë të veçantë, zoti Kaklamanis kërkoi që të informohet nëse humbja e parashikuar e të ardhurave, duke mos konvertimin e dënimeve monetare. Një deklaratë e cila tregon më shumë se kurrë se burgjet e Greqisë vuajnë dënimin pjesa më e madhe e emigrantëve dhe shtresa e varfër e vendit. Gjithashtu ministri theksoi se kriza financiare është duke rritur krimin e vogël, gjë që ka ndikuar në rritjen e popullsisë të burgosurve në qelitë e paraburgimit edhe pse dënimet nga gjykatat, janë gjykuar në mënyrë të tillë që nuk janë të rrezikshëm për shoqërinë, të dënuarit janë burgosur për shkak se ata nuk kanë para të paguajnë dënimin e tyre. Rrjedhimisht, konvertimi i dënimeve në vlerë monetare dhe mos zbatimin e urdhrit për pezullimin e dënimit, nën kushtet aktuale ekonomike, ka rritur shumë numrin e të burgosurve theksoi ministri grek Roupakiotis.
Gjithashtu Ministri i Drejtësisë vë në dukje se, sidomos në këtë moment që njerëzit janë duke përjetuar efektet e krizës ekonomike në vendin tonë, është e nevojshme që të përdorin dispozitat e dobishme për dënim me kusht në provë. Ministri grek mbështetet edhe në rekomandimet e Komisionit Kombëtar për të Drejtat e Njeriut për të drejtat e të burgosurve dhe kushtet e paraburgimit. Ai vë në dukje në mënyrë të veçantë se Komisioni kishte theksuar posaçërisht se “kishte rekomanduar që të bëhet e mundur reduktimi i dënimeve me burgim. Dënimi me burgim të mbetet vetëm për vepra të rënda dhe për autorët për krime të rënda. Masat e marra të paraburgimit duhet të përdoren me kujdes maksimal. Ministri gjithashtu vuri në dukje se Komisioni Kombëtar për të Drejtat e Njeriut i ka kërkuar qeverisë që të bëjë të gjitha përpjekjet

 400 shqiptarë që morën leje nuk janë kthyer më në burgjet greke

Nga 685 të dënuar që nuk janë kthyer nga leja në qelitë e burgut janë kryesisht shqiptarët. Sipas ligjit ata dolën me leje nga burgjet greke dhe nuk u kthye më (Kathimerini 6/2/2011). Janë dënuar për vepra penale të tilla si: vrasje, grabitje dhe tregti të drogës. Gazeta ditore “Kathimerini” 400 janë shqiptarë nga 458 të dënuar, të cilët kanë marrë leje dhe kurrë nuk u kthyen përsëri në burgje, gjë që është dhënë edhe urdhër arresti evropian.
Greqia 2,4 euro, Shqipëria 1.8 euro, ndërsa
SHBA 130 dollarë në ditë për çdo të burgosur
Në Shqipëri shtetit tonë i kushton çdo ditë për një të burgosur 1.8 euro, ndërsa në Greqi është 2.4 euro në ditë, ndërsa në SHBA shteti paguan për burgjet private 45$ – 130$ në ditë për çdo të burgosur, ndërsa për të miturit dhe për emigrantët e paligjshëm paguan akoma më shumë. Dikush ka llogaritur se shteti grek paguan për të burgosurin çdo ditë rreth 2.4 euro (ushqim, veshmbathje, kujdes mjekësor, kujdestari, dokumente, gjykatat, etj. Në SHBA njerëzit e dënuar nuk janë parë si numër aritmetike ashtu siç shikohen në Greqi apo edhe në Shqipëri, në burgjet private është parë mirë për kujdestarinë e emigrantëve të paligjshëm dhe ndoshta deri më tani kjo është një zgjidhje e mirë të zbatohet edhe në vendin tonë.

Nga 7.500 vende që është kapaciteti, ndodhen 13.000 të burgosur
Burgjet greke janë të tej mbushura, nga 7.500 vende që është kapaciteti, sot ndodhen rreth 13.000 të burgosur që jetojnë nën kushtet brutale të infrastrukturës, higjienës, etj. Numrat janë të pabesueshme dhe bëhen edhe akoma më e vështirë kur mësojmë se 6.500 të burgosur janë dënuar për trafik droge nga 13.000 të dënuar që është numri i përgjithshëm…! Kjo mund të jetë e pabesueshme, nëse merr parasysh që përball detit në vendin fqinjë në Itali janë dënuar vetëm 120 të tillë! Është e qartë se sistemi në Greqi i ngatërrojnë përdoruesit si tregtar dhe nuk i trajtojnë ata si një pacient që duhet shëruar.

 Në burgjet greke janë 2.224 të burgosur shqiptarë

Në burgjet greke janë aktualisht 2.224 qytetarë shqiptarë, të cilët janë duke vuajtur dënimet nga një vit apo deri në burgim të përjetshëm. Këto janë shifra zyrtare të publikuara nga burime zyrtare në Ministrinë e Drejtësisë në Greqi. Këto shifra që janë tani në Greqi bëjnë fjalë për 11. 965 njerëz në burgje, nga të cilat 7. 500 janë emigrantë, ose 60 për qind të totalit.

Numri i të dënuarve për 8 komunitetet më të mëdha në Greqi.  Shqiptarët kanë numrin më të madh të dënuarve në këtë vend

2.224 –  të burgosur shqiptarë
407 –  pakistanezë
400 – palestinezë
398 –  irakianë
336 –  turqë
95 –  bangladeshianë
93 –  nigerianë
90 –  sirianë
70 –  iranianë
Por sipas të dhënave të 2012, në numrat e papërfillshme ndodhen të burgosur dhe qytetarët që i përkasin vendeve të Bashkimit Evropian. Midis shtetasve shqiptarë që vuajnë dënimet në Greqi, shumica janë për tregtim droge, të tilla si: trafikimi i drogës, kryesisht marihuanë, por për drogë fortë të tilla si heroina dhe kokaina. Gjithashtu, disa qindra shqiptarë që shërbejnë dënimet për vrasje, plagosje në shkallë të ndryshme, grabitje, vjedhje të pasurisë së tjetrit etj.

 Numri i të burgosurve të huaj
Problemi i vështirë në burgjet greke përpiqet për të zgjidhur Departamenti të Drejtësisë ka njoftuar ndryshime në regjimin e legjislativ për dëbimin e të huajve gjyqësor që janë ilegalisht në vend. Vetëm për të burgosurit shqiptar Greqia shpenzon çdo ditë 5.798 euro, pasi kuota ditore e një të burgosuri për ushqim është në këtë vend vetëm 2.6 euro, ndërsa për një vit për të gjithë të burgosurit shpenzon 2.1 miliardë euro. Sot raporti i të burgosurve është 6 në 10 të burgosur janë të huaj. Rastësi?

 Mbipopullimi i burgjeve është një fakt
Përveç të burgosurve ne burgje ka edhe rreth 2500-3000 persona të tjerë në qendrat e paraburgimit. Stivuar në çdo qeli 11 ose 12 të dënuar në vend të pesë të dënuarve. Mbipopullimi tejkalon standardet e përcaktuara nga Kodi i të Drejtave të Njeriut, çoi direkt në shkeljen e të drejtave të njeriut. Numri i madh i të vdekurve është tregues i kushteve të të këqija të paraburgimit, që në dekadën e fundit kanë gjetur vdekjen 377 të burgosur
Në vitin 2007 vdiqën 52, ndërsa në prill të 2006 katër të burgosurit u dogjën të gjallë në burgun më të madh të vendit në Koridallos. Së fundi, gjysma e të burgosurve janë të huaj, ndërkohë që shumica e normës totale prej gati 60%, është kthyer në paraburgim ose të dënuar për vepra që lidhen me drogat. Numri i të burgosurve të huaj është 7.785. Numri i grave burgosurve është 592, dhe 609 është numri i të miturve. Numri i autorëve të drogës është në 4.032. Të dënuarit me burgim të përjetshëm është 597.

Gjykata-e-Strasburgut-per-Gerdecin

 Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ndëshkon  Greqinë për shkelje në trajtimin e të burgosurve
Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut e ka ndëshkuar Greqinë për shkelje në trajtimin e të burgosurve. Vendimi i referohet trajtimit jo njerëzor në burgjet e Janinës për vitet 2008-2009 ku vuajnë dënimin edhe mjaft të burgosur shqiptarë. Gjendja e burgjeve greke është e mbi populluar dhe herë pas here ka ngjallur kritikat e organizatave ndërkombëtare. Burimet mediatike greke kanë pohuar se Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka gjetur shkelje në trajtimin e të burgosurve në institucionet greke të paraburgimit. Sipas mjeteve kryesore greke të informimit vendimi i gjykatës trajton rastet e 47 të burgosurve mes të cilëve edhe 8 të huaj në burgun e Janinës në Greqinë e Veriut për periudhën 2008-2009. Në këtë burg vuajnë dënimin edhe disa dhjetëra emigrantë nga Shqipëria, të dënuar për vepra të ndryshme penale nga drejtësia greke. Vendimi i Gjykatës Europiane, sipas mediave greke, nxjerr në pah problemet kronike që karakterizojnë burgjet greke. Vendimi referohet kushteve jashtë standardeve ndërkombëtare duke pohuar se në një burg të projektuar për 80 persona vuanin dënimin 220 të burgosur pa kushtet minimale dhe me mungesa të theksuara të trajtimit. Ky vendim i Gjykatës Europiane që e ndëshkon Greqinë për këtë trajtim , sipas komenteve të shtypit grek, mund të luajnë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e situatës që mbizotëron në burgjet greke. Kjo situatë është përkeqësuar sidomos viteve të fundit me thellimin e krizës ekonomike dhe financiare që ka mbërthyer Greqinë. Në fillim të këtij viti Komisioni Europian i Këshillit të Europës për Parandalimin e Torturave kishte lëshuar kritika të ashpra ndaj Greqisë, në lidhje me kushtet e mbajtjes së emigrantëve të paligjshëm dhe të të burgosurve. Ministria greke e Mbrojtjes së Qytetarit ishte përgjigjur se po ndërmerrte disa masa pavarësisht situatës së vështirë financiare.