Chilari Klinton: “Sa e kalova humbjen time elektorale”

326

Ndërsa Donald Trump vazhdon të krijojë situata të pakëndshme ne momente të vështira në  takimet me udhëheqësit e tjerë, kundërshtarja në zgjedhjet presidenciale, znj.Hillary Clinton tregon se si e kaloi humbjen e saj.

Deklaratat e Klintonit u bë gjatë një fjalimi në kolegjin Wellesley, nga e cila ajo u diplomua 49 vjet më parë. Ky ishte fjalimi i dytë në kolegj pas diplomimit të saj në të cilën ajo bëri fjalimin  e saj përurues. Ish-kandidatja për presidente në SHBA ka kujtuar momente që ka jetuar gjatë viteve të saj studentore dhe ndër të tjera ka thënë, kur prindërit e saj e inkurajonin atë për shkak se ajo ndjente frikë për mësuesit e saj.

Unë nuk mund të mendoj për një vend më të mirë për të qenë këtu”, tha Clinton, duke shtuar me shaka: “Mund të mos keni dëgjuar, por gjërat nuk shkuan pikërisht ashtu siç i kisha planifikuar, por dini diçka? Jam mirë. Kam pasur mundësi për të kaluar kohë me familjen time, sidomos me nipërit e mbesat e mia fantastike. Unë kam qenë në gjendje për të bërë dhe shëtitje të gjata në pyll . Unë nuk do të thoja gënjeshtra…