Clinton letër Nishanit

366

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka marrë një mesazh nga Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, ku kryediplomatja e shpreh nderimet e saj për vizitën që kreu në Shqipëri në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së vendit. “Takimi me ju në Pallatin e Brigadave ishte kënaqësi. Gjithashtu ishte privilegj për mua të vizitoja Tiranën gjatë këtij viti historik për Shqipërinë dhe të uroja vendin tuaj për 100-Vjetorin e Pavarësisë”, thuhet në letrën e Clinton. “Personalisht, pranimi i Urdhrit të Flamurit Kombëtar përbënte një nder të madh për mua. Ky Urdhër do të shërbejë si një përkujtesë e rëndësishme e marrëdhënieve jetike mes dy popujve tanë”, shton kryediplomatja amerikane, duke theksuar më pas në vazhdimësinë e bashkëpunimit produktiv mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë