COVID-19 / Mbyllet totalisht kufiri me Greqinë

Aktualitet

Është mbyllur sot totalisht kufiri me Greqinë, si pasojë e situatës së pazakontë, shkaktuar nga Covid-19.
Që nga mëngjesi pala greke në Kakavijë ka njoftuar se ka mbyllur kufirin me vendin tonë.
Sipas policisë greke, askush nuk do të kalojë në Kakavijë, nëse nuk ka një leje nga ambasada ose konsullatat tona në Greqi, teksa në të njëjtën kohë, ambasada jonë në Athinë u komunikon të gjithë shqiptarëve që duan të kthehen se askush nuk duhet të niset drejt Shqipërisë