Dalin detaje nga marrëveshja Rama-Basha, ja kur zhvillohen zgjedhjet

Politika

Mesa dukrt, data që shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur se kush do t’i qeverisi për 4 vitet e ardhme do të jetë 16 korriku.

Burime bëjnë të ditur se kjo është data që pritet të zyrtarizohet sot pas përfundimit të takimit mes Kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha, të cilët janë duke zhvilluar një takim në Pallatin e Kongreseve.

Pas përfundimit të takimit i cili nisi mbrëmjen e djeshme në Kryesinë e Kuvendit dhe përfundoi në orët e para të mëngjesit të sotëm, Basha deklaroi se pas zyrtarizmit të marrëveshjes detajet e saj do të bëhen publike.