Daniel Godelli fiton medalje ari në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes

Sporti

 

Daniel Godelli ka fituar medalje të artë në stilin e shkëputjes pasi ngriti 161 kg, në Kampionatin Europian të Peshëngritjes. Peshëngritësi Godelli i përket peshës 77 kg. Ky mund të cilësohet një rezultat mbresëlënës për peshëngritësin. Ai ka arritur të ngrejë 156 në provën e parë, 158 në të dytën dhe në fund ia ka dalë të bëjë mrekullinë. Ai po synon një tjetër sukses në një stil të ndryshëm. Kampionati u zhvillua në Split të Kroacisë.

Në të njejtën peshë garoi edhe shtangisti shqiptar Erkand Qerimaj i cili arriti të renditej në vendin e 6. Ai realizoi me sukses vetëm provën e parë dhe dështoi teksa ngriti peshën 158 kg.