Demokracia e rrezikuar! Nuk mundemi t’a kuptojmë se në Shqipëri po vendoset diktatura me parrullën: “Po bëjmë shtet”.

173

Xheni Fizi /

Nuk duam apo nuk mundemi t’a kuptojmë se në Shqipëri po vendoset diktatura me parrullën: “Po bëjmë shtet”.

Nuk është asgjë e re në histori kur një qeverisje që vendos diktaturën përdor këtë ideollogji për të mashtruar masat dhe të arrijë qëllimet e saj djallëzore për shtypjen e tyre dhe sidomos kur ato janë aq të varfëra sa shpëtimin e kërkojnë tek shteti dhe jo tek individi apo zhvillimi i privatit të lirë në tregun e lirë ekonomik.

Historia dhe studimi i saj nuk është thjesht një përgatitje për më shumë kulturë apo një lëndë mësimi për nxënësit e studentët, por një mendim filozofik i zgjeruar për të përfituar nga humbësit e fituesit e ngjarjeve në kohë dhe për arësyen se fitimtarët e kanë shkruar gjithmonë atë dhe ajo ka këto vlera pasi të mëson si të fitosh duke marrë parasysh se ngjarjet mund të përsëriten por nuk duhen bërë më gabime.

Mund të fitosh apo humbasësh por rëndësi ka ç’farë vlerash ka shkruar fitimtari për ty dhe kur vërtet ke humbur por ke lënë mbrapa respektin që nuk mund t’a mbulojë asnjë “fitimtar”.Në Shqipëri ku historia është aq e larmishme dhe bota na vlerëson për karakterin e qëndrimin tonë në fazat e saj, ne nuk kemi mësuar t’a shkruajmë atë e të mësojmë si t’a shfrytëzojmë në interesin tonë por duke i marrë në të shumtën e herëve shabllonet nga të huajt megjithëse hiqemi nacionalist në disa drejtime që kanë ngelur në karakterin që nuk mund të ndryshojë.

Jemi e veprojmë më internacionalistë se ç’do komb tjetër jo vetëm për nënshtrim e për tu mburrur, por se ashtu u mësuam, si mercenarë e jo si fisnikë e duhet të shkëputemi nga bolshevizmi që na çon drejt këtyre koncepteve, pasi histornë ne nuk na i bëri koha e diktaturës Hoxhiane, por kemi qnë këtu me kapedane e prijësa që kanë bërë legjende jo vetëm në vendin tonë por në gjithë Evropën.

Gjithë kohës lexon e dëgjon për legjendat që ishin të varfër në koncept në një kohë që duhet të heqim dorë nga këto e t’i vlerësojmë si fisnikë që dhe po mos të kishin pasuri materiale, këta “kapedanë e prijësa” legjendarë shqiptarë ishin të pasur shpirtërisht e mos i quani konsevatorë ata që mbrojnë këtë linjë duke përdorur shabllonet bolshevike që Shqipërinë dhe historinë e saj e bëri komunizmi me demokracinë e tij proletare që nuk ishte gjë tjetër veçse një ideollogji e importuar diktatoriale. Duhet të mësojmë e të sillemi si këta fisnikë që na kanë dhënë aq shumë për krenarinë tonë e jo të squllët siç na bëri komunizmi diktatorial.

Gjatë historisë së sistemeve politike qeverisëse, shumë janë shitur si demokratike dhe brezi i sistemeve shtetërore demokratike ose të deklaruara si të tilla është zgjeruar, dhe në të futen rendet shtetërore liberale, rendet shtetërore një partiake deri tek rendet shtetërore të emërtuara demokratike por që në të vërtet nuk kanë asgjë që i lidh me kuptimin e fjalës demokraci. Kjo nuk do të thotë se duhet t’i marrim të mirëqëna të gjitha që na thonë, por të përballemi me ato që na mashtrojnë dhe na çojnë në një rrugë pa krye të nënshtrimit të individit kur dhe sistemet më patriarkale në shqipëri si sistemet më konservatore nuk e kanë shkelur asnjëherë atë por e kanë respektuar duke e rritur personalitetin e shqiptarit për të cilin gjithë bota na respekton. Respekti i individit është demokracia dhe jo “makina dërmuese” shtetërore që ngrihet kundër individit.