Dëmtohet futobollisti i kombëtares Lorik Cana

371

lorik canaLorik Cana shkakton frikë në kampin kuqezi.Kapiteni i përfaqësueses së Shqipërisë ka pësuar një dëmtim në kaviljen e këmbës së majtë vetëm katër ditë para sfidës me Norvegjinë në transfertë, duke vënë seriozisht në dyshim praninë e tij në fushë në formacionin titullar. Kur duheshin jo më shumë se 10 minuta nga përfundimi i seancës stërvitore të paradites, 29-vjecari u rrëzua papritur në tokë, edhe pse nuk pati asnjë kontakt të ashpër fizik me shokët e skuadrës. Menjëherë drejt tij vrapuan pjesëtarët e stafit teknik dhe mjekësor, si dhe futbollistët e tjerë të kombëtares, që në momentin e parë ndjenë frikën e një dëmtimi shumë serioz. Pasi mori ndihmën e parë mjekësore, Cana doli me këmbët e veta nga fusha, por duke çaluar. Ndërkohë që De Biaiz vijoi sërvitjen me pjesën tjetër të grupit, futbollisti i Lacios qëndroi nën kujdesin e mjekësve, që I vendosën akull në kavilje. Trajneri Ganni De Biazi, pavarësisht shqetësimit për dëmtimin 29-vjecarit u shpreh se Cana është shkëmb i fortë, ndaj do të arrijë të riaftësohet në kohë për Norvegjinë. Në fund të stërvitjes, kapiteni dhe trajneri u larguan duke biseduar nga fusha, por dukej qartë që Cana ndiente dhimbje në kavilje.