Deputeti Ndocaj: Emigrantët nuk shiten për një thes miell, nuk janë tufëza…

608

kauboji ne focus-1Ish emigranti Eduart Ndocaj që u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë ka kritikuar në Parlament qeverinë Rama dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për projekt-ligjin e regjistrimit të emigrantëve. Edhe pse i vetëm në parlamentin shqiptar i ardhur nga emigracioni ka ngritur me të drejtë zërin e tij lidhur me regjistrimin e tyre, një zë që prej 25 vitesh nuk ishte ndigjuar në këtë kuvend burrash…
Duke pasur eksperiencën e emigrimit, Ndocaj u shpreh se ky nuk është projektligj, gjithashtu sipas tij, emigrantët janë të regjistruar jo një, por dy here.
“Një herë jemi regjistruar kur kemi lindur dhe herën e dytë ne vendin ku jemi.
“Është e turpshme që pas 25 vjetësh këtu flitet se do të regjistrojmë emigrantët.
Emigrantët nuk janë tufëza.
Cila është arsyeja po si regjistruam këta emigrant?.
Ne jemi qytetarë shqiptarë. Ju thoni do ju regjistrojmë, ku do i regjistroni, unë jam regjistruar njëherë kur kam lindur”, tha deputeti socialist.
Sipas tij, Edi Rama nuk e ka mbajtur premtimin e dhënë në Milano, ku u shpreh se emigrantët do të votonin në zgjedhjet lokale.
“Në Milano kryeministri premtoi se do të votojmë në zgjedhjet lokale.
Jam i regjistruar njëherë unë, keni 20 vjet që votoni në emër tim.
Në zgjedhjet e 23 qershorit unë kam parë skandal.
Ju flisni për regjistrim.
Janë regjistruar të gjithë atje ku jetojnë. Nëse nuk e keni regjistrin, zoti Ministër merrni kolegun tuaj tu japë ai regjistrin.
Kini informacion ju?
Çfarë informacioni atë të konsullatës në Milano që do 10 euro me të dhënë informacion, ku është krijuar radha nga stacioni i trenit deri te konsullata.
Jam i bindur se 50 për qind e këtyre deputetëve po të votojnë emigrantët nuk futem më në këtë sallë.
Emigrantët nuk shiten për një thes mielli.
Ju jeni deputetë mielli”, ka përfunduar deputeti edhe pse ju tentua t’i hiqej mikrofoni…