Deputeti Ndocaj, letër ambasadorit të Italisë në Tiranë

683

Subjekti: Të ketë frymë bashkëpunimi dhe mikpritje të shqiptarëve në pikat kufitare të kontrollit

Drejtuar:  SHK. T. Z. Ambasadorit të Republikës së Italisë të akredituar në Tiranë

Nga: Eduart Ndocaj, deputet

I nderuar Shkëlqesia juaj z. Ambasador i Republikës së Italisë i akredituar në Tiranë.

Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në procesin e integrimit europian dhe ndër të tjera falë traktatit  të Schengen, shqiptarët kanë të drejtë të lëvizin në këtë zonë pa pasur nevojë të pajisjen me vizë hyrëse.

Shqiptarët në fillim të viteve ’90 zgjodhën të emigronin drejtë vendeve të Europës perëndimore. Ky emigracion ishte për arsye ekonomike, por edhe për mundësi për të rifituar konceptin e lirisë dhe të lëvizjes së lirë.

Pjesa më e madhe e tyre zgjodhën të emigronin drejt Italisë e mes tyre isha edhe unë. Italia, na ka pritur me bujari dhe na dha mundësi reale për të ndërtuar të ardhmen tonë, sigurisht duke punuar.

Sot, në Itali ka mbi  gjysmë milioni shqiptarëve të pajisur me lejë qëndrimi, me kontratë pune e që punojnë rregullisht duke paguar taksa. Mes tyre ka mbi 100 mijë që tashmë janë edhe nënshtetas Italian, sepse e kanë përfituar këtë përmes viteve të qëndrimit, ose përmes martesave e bashkimeve familjare.

Megjithatë, këta emigrant kanë plotë të afërt në Atdhe, dikush ka prindërit, dikush ka vëllezër, motra apo edhe lidhje të tjera gjaku. Në këto rrethana dhe në këndvështrimin e të drejtave të njeriut, shkëmbimet dhe flukset njerëzore mes Italisë dhe Shqipërisë do të jenë gjithmonë të pranishme.

Falë lëvizjes së lirë është rritur numri i qytetarëve shqiptarë udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë dhe anasjelltas.

Po ashtu, shqiptarët janë qytetarë që falë procesit të integrimit, mund të konsiderohen tashmë edhe ligjërisht qytetarë të BE-së.

Megjithatë, mendoj dhe besoj se këndvështrimi i marrëdhënieve të Shqipërisë-Italisë, dalin nga dimension origjinal i BE-se dhe janë shumë më të forta dhe me një histori të gjatë. Pra, forca e marrëdhënieve të shqiptarëve me Italinë, ka ndikuar dhe do të ndikojë edhe në përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë në Italisë.

Për arsye angazhimesh udhëtojë shpesh nga Milano në Tiranë dhe anasjelltas. Kjo për faktin, se unë jam I vetmi deputet I Republikës së Shqipërisë, që kam rreth 20 vjet që jam rezident dhe banues në Milano bashkë me familjen time.

Për shkak të udhëtimeve të shumta, me keqardhje kam vënë re sjellje jo profesionale nga ana e autoriteteve italiane që ushtrojnë kontrollet e pasaportave në pikat kufitare.  Situata po përkeqësohet dhe është kthyer në të njëjtën situatë, kur për Shqiptarët ishin në fuqi vizat hyrëse. Po ashtu vë re edhe vonesa të panevojshme.

Marrëdhënie e Shqipërisë me të Italisë janë historike e po ashtu në këto moment edhe në nivele të kënaqshme për shkëmbime ekonomike dhe të burimeve njerëzore. Në Shqipëri kanë ardhur të punojnë e të jetojnë mbi 20 mijë Italianë që janë të pajisur me leje qëndrimi pune. Po ashtu shumë italianë që vizitojnë Shqipërinë mund ta bëjnë këtë vetëm me kartën e identitetit të tyre.

Ne, shqiptarët nuk pretendojmë të kemi privilegje të tilla reciproke, por duhet të pretendojmë e duhet të na respektohet pasaporta jonë njëlloj si për qytetarët e tjerë të kontinentit europian.

Shqiptarët kanë zero kërkesa për azil politik në Itali e po ashtu shqiptarët kanë zero në gjithmonë botën për aktivitet terroristë.

Në këto rrethana mendoj se janë të panevojshme vonesat që bëhen në pika kufitare, rastet e diskriminimeve, të refuzimeve apo edhe aksione të tjera.

Shkëlqesia juaj, në cilësinë e Ambasadorit të Italisë të akredituar në Tiranë, ju ftoj të diçka tek autoritet shtetërore, që kjo situatë që po rëndohet çdo ditë e më shumë të mos vazhdojë më, port ë vazhdojnë linjën e marrëdhënieve strategjike e pse edhe vëllazërore mes dy popujve dhe dy shteteve.