Dështimi i UEFA-s

640

UEFA_Euro_2016_Logo.svg

Arben Malaj  /  Vendimi i UEFA-s është jo vetëm i padrejtë në raport me atë që ndodhi në Beograd, por edhe në raport me misionin fisnik për të cilin janë krijuar shumë bashkime sportive e kulturore.

Në analizën e të ardhmes së BE-së , UEFA dhe Eurovizioni përdoren si referenca pozitive për të argumentuar se, sa më të mëdha do të jenë në të ardhmen kufijtë e Europës së Bashkua, pasi në të dy këto organizime kulturore bëjnë pjesë shumë më tepër shtete se sa ka sot BE-ja.

Diplomacia sportive konsiderohet e dobishme për të hapur dyer të mbyllura midis vende, për të filluar ç’tensionimin e marrëdhenieve të tensionuara, apo për ta pagëzuar me një aktivitet sportiv fillimin e një marrëdhenie të re midis vendeve apo rajoneve të ndryshme. Historia ka shumë shembuj të tillë pozitive.

Në këtë funksion duhet të ishte mbarëvajtja e ndeshjes në Beograd, por sidomos gjykimi i UEFA-s për atë që ndodhi, atë që nuk e arriti dot futbolli dhe poiltika serbe, duhet ta “korrigjonte” UEFA, – kjo ishte pritishmëria jo vetëm e shqiptarëve.

Vendimi për t’i penalizuar të dy ekipet, vendimi për t’i dënuar financiarisht të dy federatat, vetëm e zgjati në kohë dështimin e takimit të Beogradit dhe e zgjeroj impaktin negative në nivelin europian,

Kjo kontatohet nga reagimet jo pozitive, dyshuese e deri akuzuese që sportistë të spikatur të ekipeve europiane dhe media ndërkombetare po drejtojnë me të drejtë kundër këtij vendimi të UEFA-së.

Në këtë rast UEFA akuzohet se ka bërë biznes me misionin dhe vlerat për të cilat është krijuar. Pak rëndësi ka në qoftëse e ka bërë për ndere politike apo përfitime financiare.

Ndoshta ripërsëritja e takimit qoftë edhe në një fushe asnjanjëse, qoftë edhe pa tifozë do t’i shërbente më mirë misionit të kuluturës, sportit dhe të vetë UEFA-s.

Ky vendim mund të ishte respektuar edhe nga ekipi dhe opionini publik jo vetëm shqiptare, edhe pse mund të mos ishte në përputhje me të drejtën tonë pas asaj që ndodhi ne Beograd.

E ndërsa politikat në Serbi, Shqipëri dhe rajon tentojnë të gjejnë pika takimi për të ardhmen e përbashkët europiane, UEFA duke i penalizuar ekipet e ushqen toleron dhe favorizon huliganizmin dhe dhunën.

Ky dështim i UEFA-s i rrit zhgënjimet ndaj saj, duke përligur akuzat se me futbollin po bëhet gjithnjë e më shumë bixhoz dhe gjithnjë e më pak kulturë e diplomaci pozitive.

arneni ne focus 55