Dështon qeveria Rama, Frontex nis operacionin e parë në Shqipëri

53

Shpëtim Zinxhiria /

Marrëveshja me Shqipërinë u bë disa ditë më vonë, ku më 16 maj, Frontex së bashku me përfaqësuesit e Zyrës për Mbështetjen e Azilit (EASO), Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR) dhe partnerëve të tjerë lokalë në Beograd, Serbi, diskutuan arritjet të fazës së parë të projektit “Mbështetja Rajonale për Mbrojtjen e Menaxhimit të Migracionit të Ndjeshëm në Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë” të financuar nga BE.

Marrëveshja u bë papritur në mungesë të një transparencë nga ana e qeverisë shqiptare, në një kohë që nga Greqia ka mbi 6 muaj që nuk jep më asnjë informacion me kthimin e shqiptarve për në Shqipëri po ashtu edhe për ndalimin klandestin nga kufiri shqiptar në drejtim të kufirit të saj.

Nga dita e djeshme ( 21.05/2019) Frontex-si do jetë një ruajtës i kufirit shqiptar si një rast i vetëm jashtë familjes evropiane, le të shpresojmë për të mirë.

Por pyetja shtrohet përse erdhi ky Frontex në Shqipëri në një kohë kur numri klandestin drejt Evropës eshte gjithnjë e në rritje. Shifrat janë trasparenca më e mirë dhe më bindese se kurrë.

Në prill, numri i rasteve të kalimeve të paligjshme të kufirit në rrugët kryesore të migracionit në Evropë ra nga 19% nga muaji i mëparshëm në 4 900, kryesisht për shkak të rënies së Mesdheut Lindor. Totali për katër muajt e parë të vitit 2019 ishte 27% më i ulët se një vit më parë në rreth 24 200. Shtetasit nga Maroku, Guinea, Mali dhe Bregu i Fildishtë përbënin numrin më të madh të migrantëve në katër muajt e parë të vitit 2019.

Në Ballkanin Perëndimor

U regjistruan 600 raste të emigrimit të paligjshme të regjistruara në prill. Totali për katër muajt e parë arriti gati 3.400 ose 96% më shumë se një vit më parë. Të dhënat i referohen numrit të zbulimeve të kalimit të parregullt të kufirit, i njëjti person mund të përpiqet të kalojë kufirin disa herë në vende të ndryshme në kufirin e jashtëm.

Por…

Frontek ndodhet në Shqipëri në parandalimin e emigrimit klandestin si nga toka ashtu edhe nga deti, në një kohë kur shqiptarët prej vitesh lëvizin të lire.

Fronteks i 2019-tës, do të ushtrojë operacionin e saj ushtarak në regjistrimin e numrit arithmetik të emigrmit klandestin drejt Shqipërisë, kryesisht të ardhur nga Greqia. E gjitha kjoi në mungesë të një marrëveshje me vendin faqinjë për rikthimin e klandestinëve në se ata vijnë nga ky vend me te drejte rikthimi. Por jo vetë kjo, Shqipëria nuk ka marrëveshje financiare me BE për financimin e kthimit të emigracionit klandestin, kjo do të ndikojë në buxhetin e shtetit tonë.

Marrëveshja u bë në mirbesim me shpresë të një hapi pozitive ne hapjen e negociatave, por nga ana tjetër vendi ynë do të bëhet një ”hambar” në magazinimin e emigrantëve ilegalë, në një kohë kur kampet e migrantëve në Greqi janë gati të shpërthejnë dhe të vijnë në Shqipëri. Atëherë kur Frontekx i sapoardhur do të luajë rolin e arbitrit ne regjishtrimin e tyre por jo ne menaxhim e problemit. Shqipëria sapo ka hapur një tjetër plagë dhe këtë do ta kuptojë në vitet e ardhshme kur atehere do te jetë vonë.

Marrëveshja për bashkëpunimin ndërkufitar midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë që hyri në fuqi në fillim të këtij muaji. Është marrëveshja e parë e këtij lloji me një vend fqinj jo-BE dhe BE. Rastësi?

Qëllimi kryesor i operacionit është kontrolli i flukseve të emigracionit ilegal, krimit ndërkufitar, duke përfshirë kontrabandimin e emigrantëve, trafikimin e qenieve njerëzore dhe terrorizmin, si dhe rritjen e bashkëpunimit evropian në kufirin tokësor ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë.

Si rregull i përgjithshëm, zyrtarët e vendosur nga Agjencia Kufitare dhe Rojet Bregdetare Europiane do të kryejnë të gjitha ato aktivitete në bashkëpunim me dhe në prani të oficerëve shqiptarë.

Por…

Frontex, Agjencia e Gardës Kufitare dhe Rojet Bregdetare ka filluar dje operacionin e parë të plotë jashtë Bashkimit Evropian, kryesisht në Shqipëri duke vendosur 50 oficerë me 16 makina patrulluese dhe një furgon termo vizion. Në këtë operacion marrin pjesë forca ushtarke nga 12 shtete anëtare të BE në kontrollin kufitar dhe trajtimin e krimit ndërkufitar. Për këtë operacion janë vendosur oficerë nga vendet si, Austria, Kroacia, Çekia, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Letonia, Hollanda, Rumania, Polonia dhe Sllovenia.

Marrëveshja u bë në Tiranë, në prani të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Sandër Lleshajt, Komisionarit të BE Dimitris Avramopulos dhe Drejtorit Ekzekutiv të Frontex Fabrice Leggeri.

“Ne mund të trajtojmë në mënyrë efektive sfidat e shumta në kufijtë tanë nëse punojmë së bashku përtej kufijve. Rojet kufitare nga e gjithë Evropa do të punojnë krah për krah me kolegët e tyre shqiptarë në kufirin e Shqipërisë me Greqinë. Jam krenar që Frontex, Agjencia e Gardës Kufitare dhe Rojet Bregdetare, ka rifilluar edhe një herë duke nisur operacionin e saj të parë të përbashkët jashtë Bashkimit Evropian, këtu në Shqipëri”, tha Drejtori Ekzekutiv i Frontex-it Fabrice Leggeri.

Dimitris Avramopoulos, Komisioner për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, tha: “Me vendosjen e parë të ekipeve evropiane të kufirit dhe rojes bregdetare jashtë BE, ne po hapim një kapitull krejtësisht të ri në bashkëpunimin tonë për migracionin dhe menaxhimin e kufirit me Shqipërinë dhe me të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor… si menaxhimi më i mirë i migracionit dhe mbrojtja e kufijve të përbashkët. “

Ne strateginë e saj, Frontex dhe partnerët e saj mbështesin vendet në zhvillimin e një reagimi të ndjeshëm ndaj flukseve të migracionit, duke ndihmuar ata në forcimin e sistemeve që synojnë identifikimin dhe referimin më të mirë të atyre migrantëve që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare ose azil, kjo më shumë do jetë një këmbanë për Shqipërinë.

Greqia problemin nuk e ka me Shqipërinë, por e ka me  me Turqinë ku dhe dyndjet janë qindra herë te medha,  asnjë fjalë nuk ka për këtë…