Dhunuan Strazimirin, Prokuroria: Ndoka e Ndreu. Burg ose punë të detyruar

484

dhuna ne focus-1Sot filloi procesi penal kundër dy deputetëve socialistë, Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka, Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi Gjykatës së Lartë t’i shpallë fajtorë ata për akuzën “goditje për shkak të detyrës”, në dëm të deputetit Gent Strazimiri. Prokurori i çështjes i tha Gjykatës së Lartë se, për ngjarjen e korrikut 2014, kur Strazimiri u sulmua në korridorin e Kuvendit nga dy kolegët në mazhorancë, Pjerin Ndreu të dënohet me 8 muaj burgim dhe Ndoka me një vit burg. Sipas Prokurorisë, të dy deputetët socialistë e goditën demokratin Strazimiri për shkak të fjalës së tij të mbajtur në Parlament, teksa deklaroi se në atë sallë ka persona me rekorde kriminale. Në fillim të qershorit, avokatët mbrojtës do të japin qëndrimin e tyre në favor të deputetëve Ndreu dhe Ndoka.